Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 21.05.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 34-të dhe 35-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 27-të të Raiffeisen Liga e Parë, Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

FC ”Ballkani”. Lëshim në organizim të ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes, në korridorin e zhveshtoreve persona të paautorizuar shajnë ofendojnë dhe sulmojnë fizikisht kryetrajnerin e ekipt mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Fushë Kosova. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (Recedivist)

Kryetari i FC “Ballkani”, Arsim Kabashi. Pas përfundimit të ndeshjes në koridorin e zhveshtorëve dyshohet se ka sulmuar fizikisht kryetarjnarin e ekipit mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personit zyryar të ndeshjes Ballkani–Fushë Kosova. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 600 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Lojtari i FC”Llapi”, Besar Musolli nr fanelle 23 dhe nr ID 020561M89 .Në min 95+ ndërhyrje në lojtarin kundershtar,ku edhe është ndëshkuar me karton te kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Ballkani . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Ferizaj”, Sokol Kiçina nr fanellë 9 dhe nr ID 006181M02. Në min e 90+ goditet futbollistin e FC ”Vushtrria” me nr 20 me kokë në fytyrë për çka ndëshkohet me karton të kuq. Pas përjashtimit nga loja duke u larguar nga fusha futbollisti i ndëshkuar Sokol Kiçina ofendon rëndë dhe i njëjti pas përfundimit të ndeshjes del nga dhoma e veshjes dhe prapë ofendon me fjalë banale. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj – Vushtrria. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Tefik Çanga“, Lorik Kasa nr fanelle 11 dhe nr ID 006604M03. Në ndeshjen e javës së 28-të të Ligës së Dytë, Tefik Çanga – Sharri ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje e ndërsjellt). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Sharri”, Blerim Qajani nr fanelle 17 dhe nr ID 001333M95. Në ndeshjen e javës së 28-të të Ligës së Dytë, Tefik Çanga – Sharri ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje e ndërsjellt). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Trajneri i KFF “Feronikeli“, Sami Thaqi nr të licencës BL-0051. Inkuadron në lojë lojtaren Erza Krasniqi me ID të lojtares tjetër Fatlira Krasniqi me nr ID 014103F00 si dhe inkuadron në lojë lojtaren Diellza Krasniq me ID të lojtares tjetër Laureta Tahiri me nr të ID-së 29174F08. Bazuar në nenin 67 paragrafi 1 pika F i Rregullores disiplinore ; Dënohet pa të drejtë ushtrimi të detyrës zyrtare për 3 (tre) muaj në të gjitha garat të organizuar nga FFK.

Portieri i KF”Prizreni” , Armend Ruxhi nr fanelle 1 dhe nr ID 001266M85. Në ndeshjen e xhiros së 29-të të Ligës së Dytë Prizreni-KEK-u, në min 37 ndëshkohet me karton të kuq.(sjellje jo sportive). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “KEK-u”, Bleron Stublla ne fanelle 99 dhe nr ID 006536M01. Në ndeshjen e xhiros së 29-të të Ligës së Dytë Prizreni-Keku , në min 37 ndëshkohet me karton të kuq.(sjellje jo sportive). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ”Ferizaj“, Florian Mihalici nr fanelle 7 dhe nr ID009161M06. Në ndeshjen e xhiros së 29-t të Superligës së juniorëve Ramiz Sadiku–Ferizaj, në min 69 ndëshkohet me karton të kuq). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KFF ”Feronikeli”. Në ndeshjen e javës së 19-të Ligës së Parë – femra , Liria – Feronikeli, inkuadron në lojë lojtaren Erza Krasniqi me ID të lojtares tjetër Fatlira Krasniqi me nr ID 014103F00 si dhe inkuadron në lojë lojtaren Diellza Krasniq me ID të lojtares tjetër Laureta Tahiri me nr të ID-së 029174F08. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Hapje e Procedurës:

FC ”Llapi ”.Tifozët vendas prej fillimi dhe deri në përfundimin e ndeshjes ofendojnë në kor ekipin mysafir të Ballkanit, ndërkaq në minutat 1, 42 dhe 74, hudhin mjete piroteknike tymuese dhe shurdhuese në fushën e lojës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “LLapi”. Afati datë 28.05.2024 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 21.05.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 21.05.2024
Komisioni disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku