Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.05.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 35-të dhe 36-të të Albi Mall Superligës si dhe ndeshjes finale të kupës së Kosovës Ballkani-Prishtina edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

Vendime:

Lojtari i FC ”Ballkani ” , Lumbardh Dellova nr fanelle 5 dhe nr ID. 000161M99. Pas dhënies shenjë për përfundimin e ndeshjes, shkelmon lojtarin kundërshtar me nr.2, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Prishtina. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

FC ”Llapi”. Tifozët vendas prej fillimi dhe deri në përfundimin e ndeshjes ofendojnë në kor ekipin mysafir të Ballkanit, ndërkaq në minutat 1, 42 dhe 74, hedhin mjete piroteknike tymuese dhe shurdhuese në fushën e lojës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Hapje e Procedurës :

FC ”Prishtina”. Para fillimit të pjesës së dytë nga tifozët e FC”Prishtina”, ”Plisat” , të cilët ishin prapa portës goditet me mjet të fortë në kokë portieri i FC ” Ballkani”, Enea Koliqi, për fat lëndimi nuk ishte serioz, fillimi i pjesës së dytë u vonua 15 minuta derisa ju dha ndihma mjekësore. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Prishtina. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i FC “Prishtina”. Afati datë 04.06.2024 ora 13:00.

Drejtori i përgjithshëm FC ”Prishtina” , Artan Osmani. Në një prej emisioneve vendase sportive shpif dhe akuzon organet e FFK-se për padrejtësi ”Një pjesë e klubeve e kanë shpreh shqetësimin, por nuk guxojnë të dalin publikisht” , si dhe akuzon gjyqtarët se kinse me vendimet e tyre i kanë dëmtuar për 12 pikë. Sipas xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori i përgjithshëm i FC “Prishtina ”, Artan Osmani si dhe të deponojë fakte në Komisionin Disiplinor dhe Etikës –shkalla e parë lidhur me këto pretendime. Afati datë 04.06.2024 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 28.05.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 28.05.2024
Komisioni disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku