Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.06.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

FC ”Prishtina”. Para fillimit të pjesës së dytë nga tifozët e FC”Prishtina”, ”Plisat” , të cilët ishin prapa portës goditet me mjet të fortë në kokë portieri i FC ” Ballkani”, Enea Koliqi, për fat lëndimi nuk ishte serioz, fillimi i pjesës së dytë u vonua 15 minuta derisa ju dha ndihma mjekësore. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Prishtina. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (Recedivist).

Drejtori i përgjithshëm FC ”Prishtina” , Artan Osmani. Në një prej emisioneve vendase sportive shpif dhe akuzon organet e FFK-se për padrejtësi ”Një pjesë e klubeve e kanë shpreh shqetësimin, por nuk guxojnë të dalin publikisht” , si dhe akuzon gjyqtarët se kinse me vendimet e tyre i kanë dëmtuar për 12 pikë. Sipas xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Hapje e Procedurës:
Lojtari i FC ”Feronikeli-74 ”, Lapidar Ladrovci nr ID 001046M90. Në min 90+ shan dhe ofendon gjyqtarin kryesor për çka ndëshkohet me karton te kuq direkt dhe pas largimit nga fusha ofendon organet e FFK-së. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Feronikeli-Prishtine e Re. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i FC “Feronikeli 74”. Lapidar Lladrovci Afati datë 12.06.2024 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 05.06.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 05.06.2024
Komisioni disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku