Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.06.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këtë:

V E N D I M:

Lojtari i FC ”Liria”, Redon Arifi nr fan 33 dhe nr ID 007574M03. Në ndeshjen e final four Bon Voyage Superligës U 21 Gjilani – Liria në min 77, pas shënimit të golit nga ana e ekipit vendas pas nje tollovie të krijuar kacafytet me lojtarin kundershtar dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 07.06.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 07.06.2024
Komisioni disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku