Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.06.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këtë:

V E N D I M :

Lojtari i FC ”Feronikeli 74”, Lapidar Ladrovci nr ID 001046M90. Në min 90+ shan dhe ofendon gjyqtarin kryesor për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt dhe pas largimit nga fusha ofendon organet e FFK-së. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Feronikeli-Prishtine e Re. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos paraqitje sipas radhës organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 14.06.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 14.06.2024
Komisioni disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku