Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.03.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 26-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 19-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit
komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Kryetrajneri i KF ”Dinamo”, Bylbyl Sokoli, ID:009925M57. Në emisionin sportiv të TV ”Dukagjini” ”Dueli sportiv”, akuzon rëndë gjyqtarin e ndeshjes së ¼ e finales së Kupës së Kosovës, Dukagjini – Drita, Mervan Bejtullahu për referim (skandaloz) edhe pse është kryetrajner i KF Dinamo nga Ferizaj. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të
Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Portieri i FC ”Prishtina” , Ardit Nika nr fanelle dhe nr ID 000766M98. MOTIVI: Në min 32, luan me dorë jashtë zonës së rreptësis si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Fushë Kosova – Prishtina. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ KEK-u” , Bleron Stublla nr fanelle 99 dhe nr ID 006536M11. Në ndeshjen e xhiros së 19-të të Ligës së Dytë, KEK-u-Opoja , ndëshkohet me karton të kuq min 90+ . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Drejtori sportiv i KF “Fortuna “ , Bekim Baliu nr ID 1230442531.Në ndeshjen e xhiros së 19-të të Ligës së Dytë , Sharri – Fortuna ndëshkohet me karton të kuq min 90 (protestë). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje sipas radhës të organizuara nga FFK.

Trajneri i KF “Fushë Kosova“, Nasuf Berisha nr ID0024350M92. Në ndeshjen e xhiros së 19-të të Superligës së juniorëve Vushtrria – Fushë Kosova, ndëshkohet me karton të kuq direkt min 90+ (Ofendim). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF “Flamurtari” , Lorjon Latifi nr fanelle 11 dhe nr ID 010311M06. . Në ndeshjen e xhiros së 19-të të Superligës së juniorëve Flamurtari-Vjosa në min 85 ndëshkohet me karton të kuq direkt min 90+ (Ofendim ) . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedurës:
FC ”Ballkani ”. Lëshim në organizimin e ndeshjes: Në min 10 dhe 32 të ndeshjes, ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafir Tahir Batatina.Në min 77 të ndeshjes një grup i tifozëve vendas të vendosur prapa bankinës së FC ”Llapi ” në rrugë , hudhin mjete piroteknike tymuese në dhe rreth bankinës mysafire duke shkaktuar panikë të ekipi mysafir, për çka ndeshja ishte ndërprerë për tre (3) minuta . Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani –Llapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Ballkani ”. Afati datë 27.03.2024 ora 13:00.

Udhëheqësi i ekipit të FC ”Ballkani ” , Idriz Hajrizi nr ID 009818M82. Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore, shanë dhe ofendon të gjithë gjyqtarët e ndeshjes. Ky zyrtar është përseritës i incidenteve dhe ofendimeve ndaj zyrtarve të FFK-së (gjyqtarëve). Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani –Llapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyyrtari i FC “Ballkani ” , Idriz Hajrizi. Afati datë 27.03.2024 ora 13:00.

FC ”Drita”. Lëshim në organizimin e ndeshjes: Në min 46 të ndeshjes hudhin topa masiv në fushën e lojës, ndërkaq në min 57 hudhin tre (3) shishe PVC dhe në min 65 hudhin dy shishe PVC në fushën e lojës. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Drita – Gjilani . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Drita ”. Afati datë 27.03.2024 ora 13:00.

KFF ” Feronikeli ”dhe kryetrajnerit të klubit Leotrim Zariqi me numër të licencës CL-0049 Në ndeshjen e xhiros së 13-t të Ligës së Parë -vajzat Intelektualet – Feroniklei kane inkuadruar në lojë lojtaret Belkisa Bala me nr të ID-së 025128F06 (ne Fifa connect rezulton se është lojtare e KFF Vizioni), e cila është inkuadruar në lojë me ID të lojtares tjetër Florentina Haliti me nr të ID-së 003403F00, dhe Erza Krasniqi me ID 023783F07 (ne Fifa connect rezulton se është lojtare e KFF 16 Qershori), e cila është inkuadruar në lojë me ID të lojtares tjetër Leonora Nika me nr të ID-së 024883F07. Lojtaret në fjalë janë paraqitur në lojë me ID falco . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi i KFF “ Feronikeli “ , nga kryetrajneri Leotrim Zariqi si dhe nga lojtaret Belkisa Bala dhe Erza Krasniqi . Afati datë 27.03.2024 ora 13:00. Kryetrajneri i KFF “Feronikeli” , Leotrim Zariqi nuk do të ketë të drejtë ushtrimi të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës si dhe lojtaret Belkisa Bala dhe Erza Krasniqi nuk do të kenë të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 22.03.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 22.03.2024
Komisioni disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku