Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.03.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 26-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 19-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

FC ”Ballkani ”. Lëshim në organizimin e ndeshjes: Në min 10 dhe 32 të ndeshjes, ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafir Tahir Batatina.Në min 77 të ndeshjes një grup i tifozëve vendas të vendosur prapa bankinës së FC ”Llapi ” në rrugë , hudhin mjete piroteknike tymuese në dhe rreth bankinës mysafire duke shkaktuar panikë të ekipi mysafir, për çka ndeshja ishte ndërprerë për tre (3) minuta . Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani –Llapi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Udhëheqësi i ekipit të FC ”Ballkani ” , Idriz Hajrizi nr ID 009818M82. Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore, shanë dhe ofendon të gjithë gjyqtarët e ndeshjes. Ky zyrtar është përseritës i incidenteve dhe ofendimeve ndaj zyrtarve të FFK-së (gjyqtarëve). Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani –Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 250 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

FC ”Drita”. Lëshim në organizimin e ndeshjes: Në min 46 të ndeshjes hudhin topa masiv në fushën e lojës, ndërkaq në min 57 hudhin tre (3) shishe PVC dhe në min 65 hudhin dy shishe PVC në fushën e lojës. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Drita – Gjilani . Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 800 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Kryetrajneri i KFF “Feronikeli” , Leotrim Zariqi nr licencës CL-0049 Në ndeshjen e xhiros së 13-t të Ligës së Parë -vajzat Intelektualet – Feronikeli ka inkuadruar në lojë lojtaret Belkisa Bala nr ID 025128F06 dhe Erza Krasniqi me ID 023783F07, që nuk kishin të drejtë loje. Bazuar në nenin 58 pika A i Rregullores disiplinore: Dënohet me mos ushtrim të detyrës zyrtare për 4 (katër) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja Belkisa Bala nr ID 025128F06 . Në ndeshjen e xhiros së 13-t të Ligës së Parë –vajzat Intelektualet – Feronikeli është aktivizuar pa të drejtë loje (Në FIFA connect rezulton së është lojtare e KFF “ Vizioni” ) , e cila është aktivizuar në lojë për KFF “ Feronikeli”. Bazuar në nenin 67 paragrafi 1 pika F/1 i Rregullores disiplinore ; Dënohet pa të drejtë loje për 3 (tre) muaj në ndeshje zyrtare organizuar nga FFK.

Lojtarja Erza Krasniqi nr ID 023783F07. Në ndeshjen e xhiros së 13-t të Ligës së Parë –vajzat Intelektualet – Feronikeli është aktivizuar pa të drejtë loje . (Në FIFA connect rezulton së është lojtare e KFF “ 16 Qershori” ) , e cila është aktivizuar në lojë për KFF “ Feronikeli” Bazuar në nenin 67 paragrafi 1 pika F/1 i Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë loje për 3 (tre) muaj në ndeshje zyrtare organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Fortuna 2020 “ , Gezim Kiqina nr fanelle 19 dhe nr ID 003496M01. Në ndeshjen e xhiros së 20-t të Ligës së Dytë Fortuna 2020 – Kosova Vr , ndëshkohet me karton të kuq direkt fyerje. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Opoja “ , Edison Rakaj nr fanelle 7 dhe nr ID 003143M00. Në ndeshjen e xhiros së 20-t të Ligës së Dytë Opoja-Prizreni, ndëshkohet me karton të kuq direkt (ofendim ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ LLapi “ , Blendion Llalloshi nr fanelle 10 dhe nr ID 001487M06. Në ndeshjen e xhiros së 20-t të Superligës së juniorëve Vjosa – LLapi , ndëshkohet me karton të kuq (Fyerje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Trajner i KF “Liria“ , Skender Kapra nr ID 00298. Në ndeshjen e xhiros së 16-t të Ligës së Parë të juniorëve Liria – Roni19 , ndëshkohet me karton të kuq direkt (Ofendim ndaj lojtarit kundershtar). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF ”Llapi” , Lutfije Behrami nr fanelle 9 dhe nr ID 025138F03. Në ndeshjen e xhiros së 15-t të Superligës së vajzave Kosova VR – Llapi , në min 63 godet qëllimisht me top lojtaren kundërshtare për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ” Liria ” , Rigon Susuri nr fanelle 26 dhe nr ID 005381M05.Në ndeshjen e xhiros së 18-t të Superligës U 21 Liria-Llapi , ndëshkohet me karton të kuq direkt ( ndërhyrje e palejushme). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedurës disiplinore :
KFF ” Epp Comm” , në ndeshjen e xhiros së 11-t të U 17 Grupi A konkurrencë e vajzave Presingu –Epp Comm, ka aktivizuar në protokol pesë (5) lojtare të cilat janë verifikuar se nuk ishin përputhur në protokol . Pas kësaj trajneri kishte pranuar për gabimin e bërë me arsyetimin se lojtaret në fjalë nuk kishin kartele. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KFF “Epp Comm ”. Afati datë 03.04.2024 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 29.03.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 29.03.2024
Komisioni disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku