Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.04.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 27-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 20-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Menaxheri i KF ”Dukagjini”, Ilir Desku nr ID.015554M85. Në min 66-të të ndeshjes së xhiros së 27-të të Albi Mall Superligës, Gjilani – Dukagjini, pengoi lëvizjen e gjyqtarit anësor në vijën kufizuese të fushës dhe në një moment kap për dore, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Gjilani – Dukagjini dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Drejtori sportiv i KF ”Ramiz Sadiku”, Betim Sylejmani nr ID-009997M84. Në ndeshjen e xhiros së 20–të të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi B, Flamurtari – Ramiz Sadiku, në min e 53-të pas akordimit te penalltisë për ekipin vendas ndëshkohet me karton të kuq, pas ofendimeve të vazhdueshme në drejtim të gjyqtarit kryesor dhe gjyqtarit të katërt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Flamurtari – Ramiz Sadiku. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Kryetrajneri i KF ”Flamurtari”, Liridon Leci nr ID-000640M85. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 20-të të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi B Flamurtari – Ramiz Sadiku, në zhveshtoret e lojtarëve kryetrajneri i ekipit vendas L.Leci e ka goditur me shkelm lojtarin me nr 6 te ekipit mysafir, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Flamurtari – Ramiz Sadiku. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D dhe C të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK si dhe gjobë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Portierja KFF ”Vizioni” Pranvera Tasholli nr fan 40 dhe nr ID004276F92 .Në ndeshjen e Ligës së Parë –vajza xhiro e 15-t Vizioni-Prishtina , në min e 38-te luajtje me dorë jashtë 16-metreshit dhe ndëshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Flamurtari “ , Rrezon Pllana nr fanelle 8 dhe nr ID 010675M05. Në ndeshjen e xhiros së 21-t Superligës së juniorëve Flamurtari – Prishtina ndëshkohet ne karton të kuq direkt(Ofendim ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedurës disiplinore :

FC ”Prishtina”. Në minutat 25, 28, 47 dhe 48 të ndeshjes së xhiros së 27-të të Albi Mall Superligës, Prishtina – Ballkani, tifozët ndezin dhe hedhin mjete piroteknike, shurdhuese brenda rrethojës së fushës, ndërkaq në min e 79–të të ndeshjes, shajnë dhe ofendojnë në kor gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri I FC “Prishtina ”. Afati datë 08.04.2024 ora 13:00.

KF ”Dinamo”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së 20-të të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi A, Dinamo- Suhareka, derisa personat zyrtar nën përcjellje të policisë po shkonin në zhveshtore, në hyrje të tunelit një person i paautorizuar sulmon me grushta gjyqtarin kryesor të ndeshjes duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka është detyruar të shkojë në emergjencë për trajtim mjekësor. Sipas raportit të gjyqëtarit kryesor dhe protokolit zyrytar të ndeshjes Dinamo-Suhareka. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri I KF “Dinamo”. Afati datë 08.04.2024 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 03.04.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 03.04.2024
Komisioni disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku