Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 11.04.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 28-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 21-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B , ndeshjeve të para gjysmëfinale të kupës si dhe Ligave të rangjeve tjera edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

FC ”Prishtina”. Në minutat 25, 28, 47 dhe 48 të ndeshjes së xhiros së 27-të të Albi Mall Superligës, Prishtina – Ballkani, tifozët ndezin dhe hedhin mjete piroteknike, shurdhuese brenda rrethojës së fushës, ndërkaq në min e 79–të të ndeshjes, shajnë dhe ofendojnë në kor gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KF ”Dinamo”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së 20-të të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi A, Dinamo- Suhareka, derisa personat zyrtar nën përcjellje të policisë po shkonin në zhveshtore, në hyrje të tunelit një person i paautorizuar sulmon me grushta gjyqtarin kryesor të ndeshjes duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka është detyruar të shkojë në emergjencë për trajtim mjekësor. Sipas raportit të gjyqëtarit kryesor dhe protokolit zyrytar të ndeshjes Dinamo-Suhareka.

I.Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore KF “Dinamo ”, dënohet me dy ndeshje zyrtare të radhës pa pranin e shikuësve.

II.Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Lojtari i KF “ Sharri” , Ardit Ballazhi nr fanelle 4 dhe nr ID 007532M04. Në ndeshjen e xhiros së 22-të të Ligës së Dytë Behari – Sharri ndëshkohet me karton të kuq (fyerje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Arbëria“, Getoar Rrustemi nr fanelle 17 dhe nr ID 013854M02. Në ndeshjen e xhiros së 22-të të Ligës së Dytë Arbëria – Prizreni ndëshkohet me karton të kuq (sjellje josportive).Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Portieri i KF “Arbëria“, Elmedin Gashi nr fanelle 96 dhe nr ID 016452M05. Në ndeshjen e xhiros së 22-të të Ligës së Dytë Arbëria-Prizreni ndëshkohet me karton të kuq (prekje e topit me dorë jashtë zonës). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Prizreni“ , Alban Hamzaj nr fanelle 22 dhe nr ID 009079M86. Në ndeshjen e xhiros së 22-të të Ligës së Dytë Arbëria-Prizreni ndëshkohet me karton të kuq (sjellje josportive). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF ”2 Korriku”, Laureta Tahiri nr fan 28 dhe nr ID 029966F07. Në ndeshjen e xhiros së 13-të të Ligës U 17 – vajzat Ferizaj-2Korriku në min e 31-të ndëshkohet me karton të kuq (lojë me dore në vijën e portës pengoj goli të sigurt). Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Ferizaj – 2-Korriku. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Portieri i KF “Prishtina“, Lindon Berisha nr fanelle 1 dhe nr ID 011651M07. Në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së kadetëve Gjilani –Prishtina ndëshkohet me karton të kuq (ndërhyrje e palejushme). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedurës disiplinore:

FC Prishtina; Lëshim në organizimin e ndeshjes në min 6, 8, 10, tifozët vendas hedhin mjete piroteknike në fushë për çka gjyqtari ndërpreu ndeshjen për disa minuta, sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes gjysmëfinale e Kupës së Kosovës, FC Prishtina – FC Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri I FC ” Prishtina “. Afati datë 12.04.2024 ora 12:00.
KF “ Ulpiana “ : Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar I KF “Ulpiana ” , për ndeshjen Ulpiana – Vllaznia (P). Afati datë 12.04.2024 ora 12:00.
Personi zyrtar të KF “ Ulpiana “ , Meriton Isufi nr ID 020334M05 . : Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përsoni zyrtar I KF “Ulpiana ”, Meriton Isufi për ndeshjen Ulpiana – Vllaznia (P). Afati datë 12.04.2024 ora 12:00.

Lojtari I KF “ Ulpiana “ , Ridon LLugiqi nr fanelle 12 dhe nr ID 006950M04. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i I KF “Ulpiana ”, Ridon LLugiqi për ndeshjen Ulpiana – Vllaznia (P). Afati datë 12.04.2024 ora 12:00.

Lojtari I KF “ Ulpiana , Gentian Emini nr fanell 25 dhe nr ID 005592M97. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i I KF “Ulpiana ”, Gentian Emini për ndeshjen Ulpiana – Vllaznia (P). .Afati datë 12.04.2024 ora 12:00.

Lojtari I KF “ Ulpiana “ , Samet Rexhepi nr fanelle 23 dhe nr ID 037333M03. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i I KF “Ulpiana ”, Samet Rexhepi për ndeshjen Ulpiana – Vllaznia (P). . Afati datë 12.04.2024 ora 12:00.

KF “ Vllaznia” – Pozharan. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar I KF “Vllaznia ” – Pozharan për ndeshjen Ulpiana – Vllaznia (P). Afati datë 12.04.2024 ora 12:00.

Personi zyrtar i KF “ Vllaznia “ – Pozharan , Agon Pira nr ID 024546M85. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF “Vllaznia ” – Pozharan Agon Pira për ndeshjen Ulpiana – Vllaznia (P) .Afati datë 12.04.2024 ora 12:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 11.04.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 11.04.2024
Komisioni disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku