Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 16.04.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 29-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 22-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B , ndeshjeve të para gjysmëfinale të kupës si dhe Ligave të rangjeve tjera edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

FC Prishtina; Lëshim në organizimin e ndeshjes në min 6, 8, 10, tifozët vendas hedhin mjete piroteknike në fushë për çka gjyqtari ndërpreu ndeshjen për disa minuta, sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes gjysmëfinale e Kupës së Kosovës, FC Prishtina – FC Drita. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (Recedivist).

Kryetrajneri i KF ”Phoenix’ Faruk Statovci me nr ID 010099M79. Në ndeshjen e xhiros së 22-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A , Phoenix – Trepça ndëshkohet me karton të kuq pas reagimeve në mënyrë sportive në fillim të pjesën së parë dhe në përfundim të saj ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Phoenix –Trepça. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF”Vellaznimi”, Albutrint Morina nr fan 10 dhe nr ID 002272M93. Në ndeshjen e xhiros së 22-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A , Rilindja 1974 -Vëllaznimi në min e 45 –të pas akordimit të penalltisë për ekipin vendas lojtari i eikipit mysafir A.Morina proteston për çka ndëshkohet me karton të verdhë dhe pas kartonit të verdhë fyen gjyqtarin kryesor i cili e ndëshkoj me karyton të kuq direkt . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Rilindja 1974 – Vëllaznimi . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Trajneri i KF “Llapi“, Meriton Mehmeti nr ID,BL0142 . Në ndeshjen e xhiros së 22 të Superligës së juniorëve Llapi – Ramiz Sadiku ndëshkohet me karton të kuq (Ofendim dhe sjellje josportive ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 3 (tre) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Llapi“, Granit Jaha nr fanelle 8 dhe nr ID 001399M06. Në ndeshjen e xhiros së 22 të Superligës së juniorëve Llapi – Ramiz Sadiku ndëshkohet me karton të kuq (Ofendim) . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Ramiz Sadiku“, Drin Zeqiraj nr fanelle 8 dhe nr ID 005769M06. Në ndeshjen e xhiros së 22 të Superligës së juniorëve Llapi – Ramiz Sadiku ndëshkohet me karton të kuq (Ofendim) . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Gjilani“, Albios Ramushi nr fanelle 77 dhe nr ID 001163M06. Në ndeshjen e xhiros së 22 të Superligës së juniorëve Gjilani – Ferizaj ndëshkohet me karton të kuq (Fyerje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Ferizaj“, Arlind Rrahmani nr fanelle 10 dhe nr ID 008769M05. Në ndeshjen e xhiros së 22 të Superligës së juniorëve Gjilani – Ferizaj ndëshkohet me karton të kuq (Fyerje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Kosova“ Vr, Lorik Ramadani nr fanelle 3 dhe nr ID 004260M03. Në ndeshjen e xhiros së 23-të të Ligës së Dytë Kosova Vr – Behar ndëshkohet me karton të kuq (lojtari i fundit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Behar“, Alfons Gojani nr fanelle 5 dhe nr ID 028433M97. Në ndeshjen e xhiros së 23-të të Ligës së Dytë Kosova-Vr – Behar ndëshkohet me karton të kuq (sjellje josportive). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Ulpiana“, Andi Bellaina nr fanelle 9 dhe nr ID 027580M07. Në ndeshjen e xhiros së 22-të të Superligës së kadetëve Vushtrria-Ulpiana ndëshkohet me karton të kuq (ofendim ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedurës:
Kryetrajneri i FC “Llapi“, Tahir Batatina nr ID 01144M77.Pas përfundimit të ndeshjes Dukagjini-Llapi në rrëmujen e krijuar fyen ne baza racore, ndërkaq në emisionin sportiv akuzon gjyqtarin kryesor për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC “Llapi“, Tahir Batatina. Afati datë 19.04.2024 ora 13:00.

Kryetari i FC “Ulpiana”, Jeton Gashi nr ID 01144M77. Akuzon organet e FFK-së, shpif dhe mashtron opinionin duke dhënë deklarata të paverëteta se FFK: “Konë dojnë e shtinë në ligë e konë dojnë e qesin nga liga“, deklaratë e dhënë në një emisionin sportiv. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetari i KF “Ulpiana“, Jeton Gashi. Afati datë 19.04.2024 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 16.04.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 16.04.2024
Komisioni disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku