24 prill, 2024 – Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 24.04.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 30-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 23-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B , ndeshjeve të para gjysmëfinale të kupës si dhe Ligave të rangjeve tjera edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Trajneri i portierëve të FC “Ballkani”, Labinot Qosa nr ID 001909M85. Në minutat shtesë të ndeshjes duke festuar golin e dytë nga skuadra vendase ju ka drejtuar gjyqtarit të kartërt duke i sharë dhe ofenduar rëndë të gjithë gjyqtarët për çka edhe ndëshkohet me karton te kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Rahoveci”, Muhemet Shehu nr fan 5 dhe nr ID001944M87. Në min 87-të gjatë një kundërsulmi te ekipit mysafir bënë ndërhyrje të palejuar si lojtar i fundit ku edhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Rahoveci-Suhareka 23. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Mitrovica”, Kushtrim Fazliu nr fanelle 7 dhe nr ID 007967M01. Në ndeshjen e xhiros së 24-të të Ligës së Dytë Mitrovica – Prizreni në min 90+6 ndëshkohet me karton të kuq (ofendim ndaj futbollisteve). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Ramiz Sadiku“, Edvin Salihu nr fanelle 4 dhe nr ID 011904M07. Në ndeshjen e xhiros së 23-të të Superligës së kadetëve 2 Korriku – Ramiz Sadiku ndëshkohet me karton të kuq (nderhyrje si lojtari i fundit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF ”Jakova”, Bleona Goqi nr fanele 6 dhe nr ID 011626F07. Në ndeshjen e xhiros së 15-të të Ligës së Femrave U 17 Grupi B Jakova –Istogu , 6 B.Goqi në mesin e fushës faulon lojtaren mysafire me nr 6 M.Blakaj dhe pas faulit ngriten në këmbë të dyja lojtaret dhe e sulmojnë njëra tjetrën fizikisht me ç’rast të dyja lojtaret e përfshira janë ndëshkuar me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja KFF ”Istogu” Melisa Blakaj , nr fanelle 6 dhe nr ID 028854F08. Në ndeshjen e xhiros së 15-të të Ligës së Femrave U 17 Grupi B Jakova –Istogu , M.Blakaj në mesin e fushës faulohet nga lojtarja vendase me nr 6 B. Goqi dhe pas faulit ngriten në këmbë të dyja lojtaret dhe e sulmojnë njëra tjetrën fizikisht me ç’rast të dyja lojtaret e përfshira janë ndëshkuar me karton te kuq direkt.Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK

Hapje e Procedurës :
FC “Ballkani“. Lëshim në organizimin e ndeshjes, Ballkani–Drita. Në minutat 80, 89 dhe 90+2 të ndeshjes tifozët vendas ”Xhebrailat”, hudhin mjete piroteknike tymuese në fushën e lojës. Sipas raportit te delegatit te ndeshjes Ballkani -Drita dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari për siguri i FC“Ballkani“. Afati datë 26.04.2024 ora 13:00.

Videoanalisti i FC ”Ballkani”, Ardi Kabashi, ID.023356M93. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon me fjalor të rëndë kryetrajnerin e FC ”Drita”, Zekirja Ramadani. Sipas raportit të delegatit te ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga videoanalisti i FC“Ballkani“, Ardi Kabashi . Afati datë 26.04.2024 ora 13:00.

Zyrtari i FC ”Ballkani”, Idriz Hajrizi ID.001422M78. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon me fjalor të rëndë kryetrajnerin e FC Drita, Zekirja Ramadani. Sipas raportit te delegatit të ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtar i FC“Ballkani“. Afati datë 26.04.2024 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë të ushtrimit të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës.

Kryetrajneri i FC ”Drita”, Zekirja Ramadani ID.001422M78. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon videoanalistin e FC ”Ballkani”. Sipas raportit te delegatit të ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri FC“Drita“. Afati datë 26.04.2024 ora 13:00.

Përfaqësuesi zyrtar të SC ”Gjilani”, Sallah Sherifi ID.004831M03. Pas përfundimit të ndeshjes Gjilani – Feronikeli 74, në tunelin e lokaleve zyrtare, sillet në mënyrë jo sportive dhe cenon integritetin e gjyqtarëve të ndeshjes, për çka ishte përjashtuar nga bankina për pjesën e dytë të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani-Feronikeli 74. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i SC“Gjilani“ Sallah S. Afati datë 26.04.2024 ora 13:00.

Lojtari i FC “Malisheva”, Rilind Haziraj nr fan 99 dhe nr ID 001027M99. Në min 72-të është ndëshkuar me karton të kuq direkt pas ndërhyrjes të rrezikshme–goditje me taka në fytyrën e kundërshtarit me ç’rast lojtarit mysafir me nr 5 ju shqye arkada. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva- Prishtina. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i FC“Malisheva“, Rilind Haziraj Afati datë 26.04.2024 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 24.04.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 24.04.2024
Komisioni disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku