Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 08.05.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 31-të e 32-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 25-të të Raiffeisen Liga e Parë, Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Lojtari i FC “Feronikeli 74“, nr fanelle 4, Osuman Mballow dhe nr ID.033357M00. Ndërhyrje e palejuar ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Feronikeli 74. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Nd/trajneri i FC “Malisheva“, Skender Olluri nr ID.003484M86. Pas ndëshkimit me karton të verdhë ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva – Gjilani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Rilindja74”, Erblind Mulaj nr fanelle 21 dhe nr ID.000808M95. Në min 87 të ndeshjes, ndërhyn në mënyrë të palejuar nga prapa ndaj lojtarit kundërshtar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Istogu – Rilindja 74. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Kika”, Besfort Emini, nr ID.002761M99. Në min e 84-t të ndeshjes Kika – Vushtrria, kur loja ishte ndërprerë pas një ndërhyrje të ashpër, vjen nga banka rezervë duke protestuar ashpër, e shtyn, e kap për fyti dhe e grushton gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Kika – Vushtrria. Bazuar në nenin 47, paragrafi 1 pika A të Rregullores Disiplinore ; Dënohet me 2 (dy) vite mos lojë në të gjitha garat të cilat i organizon FFK.

Lojtari i KF “Kika“, Francisko Talison, ID.019707M99. Në min e 84-t të ndeshjes, ndërhyn ashpër ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Pas ndëshkimit e gjuan gjyqtarin kryesor me mbrojtëse të këmbëve në fytyrë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Kika – Vushtrria. Bazuar në nenin 48 paragrafi 1 pika A dhe B të Rregullores Disiplinore; Dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK si dhe me gjobë në shumë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Përfaqësuesi zyrtar i KF “Kika“, Haqif Agaj nr ID.007088M60. Evidenton në protokollin zyrtar pas përfundimit të ndeshjes si ndihmës trajner i dytë zyrtarin e klubit Naim Biqkaj, edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes. Sipas protokoklit zyrtar para dhe pas ndeshjes Kika – Vushtrria. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës zyrtare për 4 (katër) muaj në të gjitha garat të organizuara nga FFK.

Nd/trajnerit të KF “Kika”, Lirian Ferati nr ID.001610M91. Në min 58 të ndeshjes Kika – Vushtrria, ofendon kryetrajnerin e KF “Vushtrria“ për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas protokolit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Kika – Vushtrria. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Delegati i ndeshjes Kika – Vushtrria, Ismajl Rashiti. Ndryshim në protokollin e ndeshjes para dhe pas përfundimit të takimit sipas protokollit te ndeshjes Kika-Vushtria. Bazuar në nenin 82 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore ; Dënohet me 1 muaj mos delegim.

Lojtari i KF “ Mitrovica“, Abu Bakar Umar nr fanelle 16 dhe nr ID 037802M04. Në ndeshjen e xhiros së 27-të të Ligës së Dytë, Fortuna 2020–Mitrovica, ndëshohet me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Trepça“, Sheshivar Hasani nr fanelle 19 dhe nr ID 012859M07. Në ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës së kadetëve Trepça- Ballkani ndëshkohet me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Ferizaj“, Donat Meha nr fanelle 15 dhe nr ID. 004946M06. Në ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës së juniorëve, Ferizaj-Vjosa ndëshkohet me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i SC “Gjilani“, Erdem Poqinka nr fanelle 30 dhe nr ID004869M06. Në ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës së juniorëve 2 Korriku – Gjilani ndëshkohet me karton të kuq (Ndërhyrje si lojtar i fundit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Prizreni“ , Adonis Krasniqi nr fanelle 23 dhe nr ID 003934M01. Në ndeshjen e xhiros së 26-të Ligës së Dytë, Podujeva –Prizreni ndëshkohet me karton të kuq (fyerje ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Gjilani“ , Drit Sadiku nr fanelle 2 dhe nr ID 006987M07. Në ndeshjen e xhiros së 25-të të Superligës së kadetëve, Trepça’89-Gjilani ndëshkohet me karton të kuq (fyerje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Drita”, Blinor Jakupi nr fanelle 15 dhe nr ID 008420M05. Në ndeshjen e xhiros së 24-t të Bon Voyage Superliga U21, Drita – Ballkani ndëshkohet me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF ”Vizioni”, Teuta Mehmeti nr fanelle 7 dhe nr ID 009904F00. Në ndeshjen e Lgës së Parë xhiro e 19-të, Vizioni – Feronikeli, në min e 87 pas një ndërhyrje në lojtaren kundërshtare pasoi sulmi fizik (kapje për fanelle dhe goditje grusht) ku gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegates së ndeshjes. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF ”Vizioni”, Jehona Zeka nr fanelle 5 dhe nr ID 011698F00. Në ndeshjen e Lgës së Parë xhiro e 19-të, Vizioni – Feronikeli, në min e 87-të të ndeshjes pas një ndërhyrje nga lojtarja vendase me nr 7 T.Mehmeti në lojtaren kundërshtare pasoi sulmi fizik (kapje për fanelle dhe goditje grusht) ku lojtarja me nr 5 J.Zeka dhe lojtarja me nr 17 G. Jillita filluan përleshjen dhe t’i godasin lojtaret e KFF Feronikeli, për çka gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegates së ndeshjes. Bazuar në nenin 45, paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore ; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF ”Vizioni”, Gulgun Jillita, nr fanelle 17 dhe nr ID 010848F94. Në ndeshjen e Lgës së Parë xhiro e 19-të, Vizioni – Feronikeli, në min e 87-të të ndeshjes pas një ndërhyrje nga lojtarja vendase me nr 7 T.Mehmeti në lojtaren kundërshtare pasoi sulmi fizik (kapje për fanelle dhe goditje grusht) ku lojtarja me nr 5, J.Zeka dhe lojtarja me nr 17, G. Jillita filluan përleshjen dhe t’i godasin lojtaret e KFF Feronikeli, për çka gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegates së ndeshjes. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF ”Feronikeli” , Diana Xharrahu nr fanelle 29 dhe nr ID 024952F02. Në ndeshjen e Lgës së Parë, xhiro e 19-të, Vizioni – Feronikeli në min e 87-të të ndeshjes pas një ndërhyrje nga lojtarja vendase me nr 7 T.Mehmeti në lojtaren kundërshtare filloi përleshja mes futbollisteve, ku ka pasur edhe grushtime për çka lojtarja e KFF ”Feronikeli” , Diana Xharrahu nr fanelle 29 është ndëshkuar me karton te kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegates së ndeshjes. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF ”Feronikeli” , Edona Gecaj me nr fanelle 3 dhe nr ID 003394F02. Në ndeshjen e Lgës së Parë xhiro e 19-të, Vizioni – Feronikeli, në min e 87-të të ndeshjes pas një ndërhyrje nga lojtarja vendase me nr 7 T.Mehmeti në lojtaren kundërshtare filloi përleshja mes futbollisteve, ku ka pasur edhe grushtime për çka lojtarja e KFF ”Feronikeli”, Edona Gecaj me nr fanelle 3 është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegates së ndeshjes. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF ”Vizioni”, Besjana Berisha me nr ID 000218F95: Në ndeshjen e Ligës së Parë, java e 19-të, KFF Vizioni – KFF Feronikeli, në min e 87-të nga tribunat hyn në fushë afrohet tek turma dhe sulmon lojtaren kundërshtare. VLen të ceket se lojtarja në fjalë nuk ka qenë në protokoll për shkak se ka qenë e dënuar nga FFK-ja. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore ; Dënohet me 4 (katër) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KF “Fushë Kosova“. Në ndeshjen Fushë Kosova-Liria, në minutat e 40 dhe 42 të ndeshjes, një grup i tifozëve vendas të Fushë Kosovës kanë hedhur në fushën e lojës disa karrika të plastikës, për çka delegati i ndeshjes kishte kërkuar nga policia largimin e tyre nga tribuna dhe në pjesën e dytë ata ishin larguar. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes . Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Kryetrajneri i FC “Phoenix”, Faruk Statovci, ID.0100997M79. Edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolkin zyrtar të ndeshjes (i dënuar), i njëjti kishte hyrë brenda rrethojave të fushës, para hyrjes në lokalet zyrtare, i ishte afruar gjyqtarit kryesor të ndeshjes dhe me ton të lartë i drejtohet: ”Të jesh i kujdeshëm gjatë ndeshjes” , si dhe pas përfundimit të ndeshjes, hyn në fushën e lojës, dukshëm i nervozuar dhe me ton të lart, i akuzon gjyqtarët e ndeshjes se e kanë dëmtuar ekipin e tij me fjalët “se dikush ju ka dërguar këtu me direktiva”. Sipas raportit të gjyqtarëve të ndeshjes Phoenix-Istogu. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Zyrtari i KF “Kika “, Naim Biqkaj. Edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes, gjatë ndeshjes ka qëndruar gjatë gjithë kohës në bankë bashkë me lojtarët rezervë dhe shtabin teknik. Sipas protokollit zyrtar para dhe pas ndeshjes Kika – Vushtrria. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

KFF “EP Hajvalia“. Në ndeshjen e Ligës U17 vajzat xhiro e 16-të, EP Hajvalia – Ferizaj, nuk ka pasur fare mjek. Sipas propozicioneve të garave neni 12 paragrafi 3 përcaktohet qartë se në secilën ndeshje klubet kanë për obligim të sigurojnë mjekun (përfshirë klubin nikoqir si dhe atë mysafir). Sipas raportit të delegates së ndeshjes. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

KFF ”Vizioni“. Në ndeshjen e Lgës së Parë xhiro e 19-të, Vizioni – Feronikeli në protokollin e ndeshjes nuk ka pas fare mjek por vetëm fizioterapeut. Festim Osmani KO-28248/A-05-20 është fizioterapeut por infermier me kualifikim, dhe me licencë të skaduar. Sipas propozicioneve të garave neni 12 paragrafi 3 përcaktohet qartë se në Ligën e parë-seniore në secilën ndeshje klubet kanë për obligim të sigurojnë mjekun (përfshirë klubin nikoqir si dhe atë mysafir). Sipas raportit të delegates së ndeshjes. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

KFF “Feronikeli”. Në ndeshjen Ligës së Parë vajzat xhiro e 19-të Vizioni – Feronikeli, nuk ka pasur fare mjek. Sipas propozicioneve të garave neni 12 paragrafi 3 përcaktohet qartë se në Ligën e parë-seniore në secilën ndeshje klubet kanë për obligim të sigurojnë mjekun (përfshirë klubin nikoqir si dhe atë mysafir). Sipas raportit të delegates së ndeshjes. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 08.05.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 08.05.2024

Komisioni disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë

Kryetar: Metë Çeku