Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 12.03.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 24-t të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 18-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

KF Sharri për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes së javës 17-të të Ligës së Dytë, Sharri – Lepenci zhvilluar me 03.03.2024 në Han të Elezit. Tifozët futen në fushë, policët tentuan ta ndalonin më të keqen. Sipas inicizimeve të siguruara lojtari me nr fanelle 5 i skuadrës mysafire në hyrje të zhveshtores gjuhet me mjete të forta nga tifozët vendas me ç’rast pësuan lëndime trupore ai dhe trajneri i tij.

I.Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore KF “Sharri”, dënohet me dy ndeshje zyrtare të radhës pa pranin e shikuesve.

II. KF “Sharri”: Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 2 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Lojtari i FC ”Liria” , Dielor Beseni nr 8 dhe nr ID 003081M02. Në ndeshjen e xhiros së 24-t të Albi Mall Superligës, Liria-Feronikeli 74 në min 68-të ndëshkohet me karton të kuq për arsye të mohimit të pastërt të shënimit të golit. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Liria-Feronikeli 74. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF” Vjosa”, Diar Halili nr fanelle 4 me nr ID 008996M03. Në ndeshjen e xhiros së 18-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi B, Ferizaj –Vjosa në min e 74-t ndëshkohet me karton të kuq direkt (ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit). Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj -Vjosa. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Drejtori sporiv KF ”Dianmo”, Bashkim Mehmeti nr let 1013068930. Në ndeshjen e xhiros së 18-t të Raiffeisen Liga e Parë Grupi B, Dinamo – Rilindja 1974, në min 90+ ndëshkohet me karton të kuq pasi ofendoi lojtarin mysafir. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dinamo-Rilindja 1974 . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Drejtori sportiv i KF ”Suhareka 23” , Lulzim Kolgeci me nr ID 01456M65. Në ndeshjen e xhiros së 18-t të Raiffeisen Liga e Parë Grupi B, Suhareka 23 –Vëllaznimi, në min 75-të ndëshkohet me karton të kuq direkt ofendoi me fjalë fyese gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Suhareka 23-Vëllaznimi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Tefik Çanga“, Arianit Guri nr fanelle 6 dhe nr ID 003726M03. Në ndeshjen e xhiros së 18-të të Ligës së Dytë, ndëshkohet me karton të kuq (fyerje ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Feronikeli 74“, Rinas Bekolli nr fanelle 1 dhe nr ID 026600M07. Në ndeshjen e xhiros së 17-të të Superligës së kadetëve Ulpiana-Feronikeli 74 , në min 90 + ndëshkohet me karton të kuq (fyerje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “2 Korriku“, Eron Jashanica nr fanelle 10 dhe nr ID 003843M07. Në ndeshjen e xhiros së 17-të të Superligës së kadetëve Ferizaj-2 Korriku ndëshkohet me karton të kuq (fyerje ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedurës:
Kryetrajneri i KF ”Dinamo”, Bylbyl Sokoli, ID:009925M57. Në emisionin sportiv të TV ”Dukagjini” ”Dueli sportiv”, akuzon rëndë gjyqtarin e ndeshjes së ¼ e finales së Kupës së Kosovës, Dukagjini – Drita, Mervan Bejtullahu për referim (skandaloz) edhe pse është kryetrajner i KF Dinamo nga Ferizaj. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i KF “Dinamo”, Bylbyl Sokoli. Afati datë 15.03.2024 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 12.03.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 12.03.2024
Komisioni disiplinor dhe Etikës- shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku