Komisioni Disiplinor – shkalla e parë në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 02.11.2017 ditë e enjte, shqyrtoi procedurën e inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për klubin e futbollit “RAHOVECI“ nga Rahoveci dhe ekspeditës së lojtarëve dhe zyrtarëve të cilët gjinden në listën e udhëtimit, për shkellje të akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës – Rregullores së Garave neni 44 dhe 45 për udhëtim në pjesëmarrjen e turneut “ Troll Cup 2017 “ në Norvegji pa leje të Federatës së Futbollit të Kosovës (mos informimi i Federatës së Futbollit të Kosovës) sjelli këto;
V E N D I M E
1.KF “RAHOVECI“ nga Rahoveci për shkellje të Rregullores së Garave neni 44 dhe 45 (mos paraqitje të udhëtimit për ndeshje dhe turne jashtë shtetit) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohen raportet dhe deklaratat plotësuese shtesë lidhur me rastin nga ana e klubi të futbollit “Rahoveci“ nga Rahoveci (kryesisë së klubit; kryetarit, drejtorit, sekretarit dhe të tjerëve) lidhur me rastin e udhëtimit të lojtarëve dhe zyrtarëve të klubit nga lista e prezantuar për pjesëmarrje në turneun e futbollit “Troll Cup“ në Norvegji pa miratimin e kërkesës –nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Afati datë 06.11.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 32 paragrafi)
2.Për shkelje të Rregullores së Garave neni 44 dhe 45 zyrtarët dhe lojtarët e klubit të futbollit “Rahoveci“ nga Rahoveci nga lista e prezentuar në Federatën e Futbollit deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor;
- PEZULLOHEN
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve zyrtare dhe zhvillimin e lojëve në klub lidhur me ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohen deklaratat dhe raportet nga të gjithë zyrtarët dhe lojtarët e pezulluar nga lista e poshtëshënuar;
- Senad Alirifa – trajner
- Bashkim Sanadraxha – fotograf
- Florent Kryeziu – ndihmëstrajner
- Florian Kryeziu – ndihmëstrajner
- Valon Morina – trajner I portierëve
- Visar Sokoli – lojtar
- Almir Bytyqi – lojtar
- Valtim Ahmetaj – lojtar
- Lundrim Kastrati – lojtar
- Meriton Krasniqi – lojtar
- Altin Alirifa – lojtar
- Hekuran Krasniqi – lojtar
- Besart Halilaj – lojtar
- Adrian Kryeziu – lojtar
- Albrim Krasniqi – lojtar
- Blend Hasani – lojtar
- Albrim Morina – lojtar
- Adriatik Morina – lojtar
- Namik Zeka – lojtar
- Arlind Krasniqi – lojtar
- Fatjon Thaqi – lojtar
Afati për deklarata plotësuese dhe raporte shtesë lidhur me detajizimin e rastit data 06.11.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1. )
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së vendimeve – publikimit në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 02.11.2017 – rrespektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, datë 02.11.2017 Kryetari Dukagjin Zefi