Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përberje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e rregullt mbajtur me datë 29.10.2013 – ora 16,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhjet e kaluara si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave për të padisiplinuarit nga ndeshjet e javës së fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve të deleguar nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E :
BESART ISMAILI ; lojtar i klubit të futbollit “ Ramiz Sadiku “ nga Prishtina ( portier ) me numër të librezës sportive 1/487 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, në procedurë të hapur disiplinore ( pezullim ) nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor datë 22.10.2013, për manifestim të sjelljeve jo sportive ndaj gjyqtarit kryesor Isak ceroviku në ndeshjën e javës së ; X-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – Ramiz Sadiku e zhvilluar në Kastriot ( raportet plotësuese të zyrtarëve ) ;
DENOHET
Me ndalesë lojë për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
PETRIT PRENIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Ramiz Sadiku “ nga Prishtina me numër të librezës sportive 8659 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 23, në procedurë të hapur disiplinore ( pezullimit ) nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve jo sportive ndaj gjyqtarit kryesor Isak Ceroviku në ndeshjen e javës së ; X-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – Ramiz Sadiku, e zhvilluar në Kastriot ( raportet plotësuese të zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
AFRIM VISOKA ; lojtar i klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Kastrioti, me numër të librezës sportive 2774 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2, në procedurë të hapur disiplinore ( pezullim ) nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve jo sportive drejtuar gjyqtarit kryesor Isak Ceroviku në ndeshjen e javës së ; X-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – Ramiz Sadiku e zhvilluar në Kastriot ( raportet plotësuese të zyrtarëve ) ;
DENOHET;
Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
LEUTRIM PRENIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Kastrioti, me nuër të librezës sportive ; 4992 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 19, në procedurë të hapur disiplinore ( pezullim ) nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve jo sportive ndaj gjyqtarit kryesor Isak Ceroviku, në ndeshjen e javës së ; X-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – Ramiz Sadiku e zhvilluar në Kastriot ( raportet plotësuese të zyrtarëve )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ERZEN ZYBERAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci me numër të librezës sportive ; 486/9 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14, në procedurë të hapur disiplinore ( pezullim ) nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; VIII_të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A ; Rilindja e Kosovës – Rahoveci e zhvilluar në Skivjan të Gjakovës ( raportet plotësuese të zyrtarëve ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ROBERT KRASNIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Rinia “ me numër të librezës sportive 1946/13 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 12,në procedurë të hapur ( pezullim ) nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për sjellje jo sportive pas përfundimit të ndeshjes së javës së VIII-të të Ligës së dytë të Kosovës për kategorinë e seniorëve grupi ; B Rinia – Vllaznia ( raportet plotësuese të zyrtarëve të takimit ) ;
DENOHET
Me ndalesë lojë në kohëzgjatje prej ; 3 ( tre ) muajve për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të nenit 39 paragrafi 1 pika 4.
BURHAN BERJANI ; lojtar i klubit të futbollit “ Rinia “ me numër të librezës sportive ; 1028/10 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11, në procedurë të hapur disiplinore ( pezullim ) nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për tentim sulmi në gjyqtarin kryesor të ndeshjes së javës së ; VIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B ; Rinia – Vllaznia ( raportet plotësuese të zyrtarëve të takimit )
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për ; 1 ( një ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 4.
DARDAN KRYEZIU ; trajner i klubit të futbollit “ Ramiz Sadiku, në procedurë të hapur disiplinore ( pezullim ) nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sjellje jo korrekte gjatë ndeshjes së javës së ; X-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Flamurtari – Ramiz Sadiku e zhvilluar në Prishtinë ( raportet plotësuese të zyrtarëve të takimit ) ;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
BLEDAR SHALA ; lojtar i klubit të futbollit “ Llapi “ nga Podujeva, me numër të librezës sportive 566 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 3, në procedurë të hapur sisiplinore ( pezullim ) nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje jo korrekte ) në ndeshjen e javës së ; X-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Gjilani – Llapi e zhvilluar në Gjilan ( raportet plotësuese të zyrtarëve të takimit )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3 .
DEMUSH HAZIRI ; lojtar i klubit të futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani me numër të librezës sportive ; 141/Gj dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11 , në procedurë të hapur disiplinore ( pezullim ) nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje jo korrekte ) në ndeshjen e javës së ; X-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Gjilani – Llapi, e zhvilluar në Gjilan ( raportet plotësuese të zyrtarëve të takimit );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
LIRIDON KUKAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina, me numër të librezës sportive 1/978 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 21, për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e pa lejuar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; XII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ferizaj – Prishtina ; 1;0 , e zhvilluar në Ferizaj ( raporet e zyrtarëve të takimit );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ELVIS OSMANI ; lojtar i klubit të futbollit “ Trepça 89 “ nga Mitrovicë, me numër të librezës sportive 505 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje jo korrekte ndaj gjyqtarit kryesor Besfort Kosumi ) në ndeshjen e javës së ; XII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça 89 – Feronikeli e zhvilluar në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të takimit );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
RAMIZ DERVISHI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Feronikeli “ nga Drenasi i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të librezës sportive ; 505 , për largim nga pankina nga ana e gjyqtarit kryesor( fyerje dhe ofendime ), gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së ; XII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça 89 – Feronikeli e zhvilluar në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të takimit );
PEZULLOHET
Pa të drejtë të kryerjes s` zejës së trajnerit dhe funkcioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( plotësimin e lëndës ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari Ramiz Dervishi, afati datë 04.11.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
ILIR BOJKU ; zyrtar i klubit të futbollit “ Trepça 89 “ nga Mitrovicë, në cilësi të përsonit për siguri , për hyrje në fushë dhe tentim sulmi në gjyqtarin kryesor Besfort Kosumi gjatë ndeshjes së javës së ; XII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça 89 – Feronikeli e zhvilluar në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të takimit );
PEZULLOHET
Pa të drejtë të kryerjes së të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës , deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ( kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari Ilir Bojku, afati datë 04.11.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KF “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça 89 – Feronikeli e zhvilluar më datë 27.10.2013 në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të takimit ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e materialit. Kërkohen deklaratat plotësuese nga zyrtari i klubit të futbollit “ Trepça 89 “ nga Mitrovica për atë ndeshje z. Arsim Islami . Afati kohor datë 04.11.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
VALON BYTYQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Liria “ nga Prizreni, me numër të librezës sportive 7486 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 20, për ndëshkim me karton të kuq ( goditje me brryl e lojtarit kundërshtar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Liria – Lepenci, e zhvilluar në Therandë ( raportet e zyrtarëve të takimit – vëzhguesit )
DENOHET
Me ndalesë lojë për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
PAJTIM MULAKU; lojtar i klubit të futbollit “ Lepenci “ nga Kaqaniku me numër të librezës sportive 31/Fe dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, për ndëshkim me karton të kuq ( prekja e topit me dorë si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Liria – Lepenci e zhvilluar në Therandë ( raportet e zyrtarëve të takimit );
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
MUHARREM SAHITI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të librezës sportive 35, për largim nga pankina (reagime në vendimet e gjyqtarëve ) gjatë ndeshjes së javës së ; XI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Gjilani – Istogu e zhvilluar në Gjilan ( raportet e zyrtarëve të takimit ;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
MILAZIM GJOCAJ ; mjeku i klubit të futbollit “ Istogu “ nga Istogu, për largim nga pankina ( reagim në vendim të gjyqtarit kryesor Selim Isufi ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Gjilani – Istogu e zhvilluar në Gjilan ( raportet e zyrtarëve të takimit );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
KF “ DEQANI “ nga Deqani, për lëshime në organizimin e ndeshjes ( shqelmimi i gjyqtarit kryesor nga ana e përsonave të pa identifikuar pas përfundimit të takimit ) së javës së ; XI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Deqani – Flamurtari e zhvilluar në Pejë ( raportet e zyrtarëve të takimit ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit ) Kërkohen deklarata shtesë nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Deqani ; përsoni zyrtar i ndeshjes dhe përsoni për siguri, afati datë 04.11.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
GANI DAUTAJ ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Deqani “ nga Deqani, për sjellje jo sportive ( nxitje e personave civil për sulm ndaj gjyqtarëve të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Deqani – Flamurtari e zhvilluar në Pejë ( raportet e zyrtarëve të takimit ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga Gani Dautaj, afati datë 04.11.2013 ( Rregullorja disiploinore neni 31 )
AGIM HASANI ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ Flamurtari “ nga Prishtina , për sjellje jo korrekte ndaj publikes në ndeshjen e javës së ; XI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Deqani – Flamurtari e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( raportet e zyrtarëve të takimit ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës, kërkohet deklaratë plotësuese nga Agim Hasani, afati datë 04.11.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KESHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në kto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve ) nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Buletini Zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës numër ; XI-XII-të ). Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit
Prishtinë, 29.10.2013 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.