Vendimi për ankesën e KF “Flamurtari” lidhur me rastin e futbollistit Ardit Nika

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 23.06.2022 shqyrtoi e ankesën e KF “ Flamurtari” lidhur me rastin e futbollistit Ardit Nika , me nr Reference 1086/1 datë 23.06.2022.

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 13.06.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se: Vendimi i Komisionit për regjistrimin e Statusit dhe transferin e lojtarëve, me nr. 536/1 datë: 05.06.2022, Vërtetohet.

ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Në bazë të administrimit të provave, shkresave të lëndës dhe pretendimeve të palës ankuese per mospermbushjene e obligimeve (pagesën nga KF “ Flamurtari “ pwr futbollistin Ardit Nika) , është vërtetuar se Komisioni për Regjistrimin dhe Statusin e Lojtarëve ka marr për bazë shresat e lëndës dhe në njoftim konstatoj se vendimi i marrë është plotësisht i drejtë dhe në përputhje me aktet normative të FFK-së si dhe dëshmive në lëndën e kompletuar.

Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në web faqen zyrtare të FFK-së).

Prishtinë:
Datë:23.06.2022
Sitki Baftiu, kryetar