ffk-llogofinKomisioni për ankesa – shkalla e dytë , në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 28.06.2016 ( ditë e martë ora 12,00 ) shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “ RILINDJA E SKIVJANIT “ nga Skivjani i Gjakovës me numër të protokollity 21/2016 të datës 22.06.2016 e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së pare të dates 14.06.2016 në denimet e klubit të futbollit Rilindja e Skivjanit “ nga Skivjani dhe të lojtarit Albion Fetahaj dhe për të njetat duke iu referuar provave të ofruara conform Dispozitave të Rregullores disiplinore neni 110 paragrafi 2/c dhe 2/8 sjelli këto;
.
V E N D I M E
.
1. Ndryshon pjesërisht vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së parë të datës 14.06.2016 dhe klubit të futbollit “ Rilindja “ nga Skivjani i zbritet vendimi i shqiptuar prej 400 ( katërqind ) euro në 350 ( treqind e pesëdhjetë ) euro.
2. Prishë vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së parë të dates 14.06.2016, dhe lojtarit të klubit të futbollit “ Rilindja e Kosovës “ nga Skivjani i Gjakovës; ALBION FETAHAJ me numër të librezës 2296/15 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10 e liron nga procedura e pezullimit ( dënimit të shqiptuar me 2 ( dy ) ndeshje zyrtare mos lojë nga komisioni i shkallës së parë ), dhe së i njejti fiton të drejtën e aktivizimit për ndeshjet vijuese nga data e pranimit të këtij vendimi.
.
A r s y e t i m
Në rastin e shqyrtimit të ankesës së klubit të futbollit “ Rilindja e Kosovës “ nga Skivjani, komisioni ishkallës së dytë për bazë pati materialin e prezentuar nga ana e zyrtarëve të ndeshjës si dhe provat e ofruara nga ana e pales së ankimuar dhe për të njejtat iu referua akteve normative – Rregullores disiplinore neni 110 paragrafi 2/c ( ndryshon) vendimin dhe 2/b ( prishë ) vendimin.
.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të ligjshmerisë ( Rregullores ), në afatin kohor prej 15 ditëve nga moment i kalimit të afatit të paraparë
Prishtinë, date 28.06.2016 Kryetari; AFRIM PREKAZI d.v
 
.
.
Komisioni për ankesa i shkallës së dytë, në mbledhjen e vet të mbajtur me date 29.06.2016 ( ditë e merkurë ora 12,00 ) shqyrtoi ankesat e ; AFRIM HALITIT – kontrollor I referimit të dates 18.06.2016 e protokolluar me numër 22/2016 e dates 28.06.2016 e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor të shkjallës së pare të dates 14.06.2016 dhe për të njejten duke iu referuar provave të ofruara dhe materialit plotësues konform Dispozitave të Rregullores disiplinore nenmi 110 paragrafi 2 pika 5 sjelli këtë;
.
V E N D I M

Ndryshon pjesërisht vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së pare të dates 14.06.2016 dhe kontrollorit AFRIM HALITI nga Ferizaj I zbritet dënimi I shqiptuar nga 6 (gjashtë) muaj në 3 (tre) muaj ndalesë të kryerjes së dëtyrës së kontrollorit për referim.
.
A r s y e t i m
.
Me rastin e shqyrtimit të ankesës , komisioni I shkallës së dytë duke iu referuar provave plotësuese dhe deklaratave të zyrtarëve nga rasti I apostrofuar gjeti elemente e për zbutje të denimit dhe për të njeten aplikoi nenin 77 paragrafin 1 pika 1 dënimin me 3 (tre) muaj ndalesë të kryerjes së dëtyrës së kontrollorit për referim.
.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të ligjshmerisë ( Rregullores ), në afatin kohor prej 15 ditëve nga moment I kalimit të afatit të paraparë kohor.
Prishtinë, date 29.06.2016 Kryetari; AFRIM PREKAZI d.v.