Komisioni për ankesa – shkalla e dytë, në mbledhjen e mbajtur më datë 04.11.2016 (ditë e premte, ora 12,00, shqyrtoi ankesën e Klubit të Futbollit “Gjilani“ nga Gjilani të datës 31.10.2016 e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë, datë 21.10.2016 në dënimin e lojtarëve; Egzon Shabani me numër të librezës sportive 6652 me 3 (tri) ndeshje moslojë dhe Isa Eminhaziri me numër të librezës sportive 1/2122 , me 4 (katër) ndeshje moslojë, dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore neni 110 paragrafi 2 sjelli këto ;
V E N D I M E
1.VERTETOHET ; vendimi i Komisionit Disiplinor i shkallës së parë datë 21.10.2016, dhe lojtarit ; EGZON SHABANI me numër të librezës sportive 6652 me ndalesë loje për ; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës
2.NDRYSHOHET PJESËRISHT vendimi i Komisionit Disiplinor i shkallës së parë datë 21.10.2016 dhe lojtarit ISA EMINHAZIRI me numër të librezës sportive 1/2122 i zbritet denimi prej 4 ( katër ) në 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e shqyrtimit të ankesës nga ana e pales së ankimuar për bazë pati, raportet e zyrtarëve, deklaratat shtesë të zyrtarëve , deklaratat e lojtarëve të dënuar si dhe inqizimin televiziv nga ndeshja e zhvilluar në Prizren ; LIRIA – GJILANI dhe nga të njejtat duke iu referuar rasteve veproi conform Rregullores Disiplinore neni 110 paragrafi 2 pika a ( për rastin e pare ) pikën c ( për rastin e dytë ).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaur në këto vendime të shkallës së dytë, ka të drejtë kërkese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (Ligjshmërisë) në afatin e përcaktuar kohor prej 15 ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar t` FFK-së date 04.11.2016 – respektivisht nga data e pranimit.
Prishtinë, 04.11.2016 Kryetari, Afrim Prekazi d.v.