Komisioni për ankesa – shkalla e dytë në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.09.2017 shqyrtoi ankesat e klubeve të futbollit;
1.KF “KIKA“ nga Hogoshti të datës 22.09.2017 e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë datë 15.09.2017, me të cilin klubi është dënuar me të holla për lëshime në organizimin e ndeshjes KIKA – BASHKIMI java e IV (katërt).
2.KF “GJILANI“ nga Gjilani të datës 18.09.2017 – pika C e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë të datës 15.09.2017 në dënimin e lojtarit Gëzim Rusi me ndalesë loje në kohëzgjatje për ; 3 ( tre ) muaj.
Dhe për të njejtat duke iu referuar materialit plotësues dhe provave shtesë të ofruara nga ana e palëve të ankimuara konform Dispozitave të Rregullores neni 115 sjelli këto ;
V E N D I M E
1.VERTETOHET vendimi i Komisionit Disiplinor i shkallës së parë datë 15.09.2017, mbetet në fuqi dënimi i shqiptuar në të holla në shumë prej; 1000 euro (një mijë) për klubin e futbollit “KIKA“ nga Hogoshti
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e vendosjes së lëndës për bazë pati raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar KIKA – BASHKIMI dhe në referim të Rregullores së Garave neni 40 paragrafi 2,3 dhe neni 41 paragrafi 1 pika 5 , ku përshkruhen obligimet e organizatorit të ndeshjes (klubit të futbollit “KIKA“ nga Hogoshti) vërtetoi së Komisioni i shkallës së parë – Komisioni Disiplinor ka zbatuar drejt dhe me përpikëri dispozitat e Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3.
2.NDRYSHOHET pjesërisht vendimi i Komisionit Disiplinor – shkallës së parë datë 15.09.2017 dhe dënimi i shqiptuar për lojtarin e klubit të futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani; GËZIM RUSI me numër të fanekllës 10 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID kartelës 000531M94 dënimi prej ; 3 ( tre ) muajve ) I shëndrohet në ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e vendosjes së lëndës për bazë pati provat e ofruara nga ana e palës së ankimuar dhe për të njejtat duke iu referuar nenit 115 paragrafi 1 pika C dhe paragrafi 7 ndryshoi pjesërisht vendimin e shkallës së pare për shkak të vlerësimit – kualifikimit të gabuar të veprës së kundërvajtjes.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime të komisionit për ankesa ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komistetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të ligjshmerisë në afatin kohor prej 15 ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të FFK-së datë 28.09.2017, respektivisht nga data e pranimit të vendimit
Prishtinë, datë 28.09.2017 Kryetari, Afrim Prekazi