Komisioni për ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur me datë 14.03.2018, ditë e mërkurë, ora 12,00 shqyrtoi;
- Ankesën e klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Kastrioti me numër të protokollit 99/1 të dates 12.03.2018 e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor date; 27.02.2018 në dënimin e lojtarit Besart Dushi me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës.
- Ankesën e klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani të datës 13.03 e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor të datës 09.03.2018 në dënimin e lojtarit; Betim Haxhimusa me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës.
- Ankesa e Flamur Bytyqit – delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për vëzhgimin e ndeshjeve zyrtare të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve e datës 13.03.2018 e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së parë datë 09.03.2018, për dënimin e shqiptuar me ndalesë delegimi në kohëzgjatje për ; 1 (një) muaj në vëzhgimin e ndeshjeve zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Komisioni për ankesa duke vendosur për ankesat e lartëshënuara mbështetur në provat e ofruara nga ana e palëve të ankimuara lidhur me rastet, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika c dhe a, sjelli këto;
V E N D I M E
- Ndryshon pjesërisht vendimin e komisionit disiplinor të datës 02.2018 dhe lojtarit të klubit të futbollit “KEK-u“ nga Kastrioti; BESART DUSHI me numër të ID kartelës; 000881M93 i zbritet dënimi i shqiptuar nga 3 ( tri ) në 2 ( dy ) ndeshje zyrtare ndalesë loje sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika c ).
- Ndryshon pjesërisht vendimin e komisionit disiplinor të datës 03.2018 dhe lojtarit të klubit të futbollit “GJILANI “ nga Gjilani; BETIM HAXHIMUSA me numër të ID kartelës ; 000520M92 I zbritet dënimi i shqiptuar nga 3 (tri ) në 2 (dy) ndeshje zyrtare ndalesë loje sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika c. )
- Vërtetohet vendimi i komisionit disiplinor i datës 09.03.2018 dhe dënimi i FLAMUR BYTYQIT, delegatit zyrtar për vëzhgimin e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll në kohëzgjatje për ; 1 ( një muaj) mbetet në fuqi.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendimeka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores ( ligjshmerisë ) në afatin kohor të përcaktuar sipas akteve normative të FFK-së.
Prishtinë, datë , 14.03.2018 Kryetari, Afrim Prekazi