Komisioni për ankesa – shkallës së dytë në mbledhjen e mbajtur me datë 25.05.2018 – ditë e premtë ora 12,00 shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës  me numër të protokollit 272/1  datë  21.05.2018 , e atakuar në vendimet e komisionit disiplinor të shkallës së  parë – datë 16.05 dhe 22.05.2018 ( lidhur me dënimet e klubit, kryetrajnerit dhe zyrtarit të saj ) dhe për të njetat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve nga ndeshja dhe  provave të ofruara nga ana e pales së ankimuar, konform nenit 115 duke vendosur ankesën e ushtruar sjelli këto;
 
 
V E N D I M E
 
a) Vërteton  vendimin  e komisionit disiplinor të shkallës së parë datë 16.05.2018  për dënimin e klubit të futbollit “BEHARI“ nga Vitomirica e Pejës me të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë); Komisioni për ankesa  ka konstatuar së  orgni i shkallës së parë  ka zbatuar drejtë  dhe me përpikëri dispozitat juridike (Rregulloren disiplinore neni  63 paragrafi 1  pika 9)
b) Vërteton vendimin i komisionit disiplinor  të shkallës së parë datë ; 16.05.2018, për dënimin e kryetrajnerit të klubit të futbollit “BEHARI“ nga Vitomirica e Pejës;  MIFTAR RAMA  me të holla në shumë prej ; 200  euro (dyqind); Komisioni për ankesa  konstaton së  organi i shkallës së parë ka zbatuar drejtë  dhe në përpikëri dispozitat juridike (Rregulloren disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 8)
c) Ndryshon pjesërisht  vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së parë  të datës 16.05.2018 dhe dënimin e zyrtarit  të klubit të futbollit “BEHARI“ nga Vitomirica e Pejës; ASMIR  ZEKIQ  e zbretë në 6 (gjashtë) muaj ndalesë në kryerjen e funksioneve zyrtare në klub lidhur me ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime  ka të drejtë në ushtrimin e kërkësës  drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës  për mbrojtje të Rregullores ( ligjshmerisë ) në afatin kohor të përaparë më aktet normative të Federatës së Futbollit të Kosovës.
 
Prishtinë, datë 25.05.2018                                                                                        Kryetari, Afrim  Prekazi  d.v