Komisioni për ankesa – shkalla e dytë  në mbledhjen e mbajtur me datë 29.05.2018 , ditë e martë ora 12,00, shqyrtoi ankesën  e klubit të futbollit “ RINIA “ nga Miradia e Poshtme e F. Kosovës të datës 28.05.2018  e atakuar në vendimet e  komisionit disiplinor  të datës 16.05.2018 dhe 22.05.2018  (dënimin e zyrtarit të klubit; Ismet Reçica , kryetrajnerit  të klubit  Isa Breznica  dhe klubit të futbollit “Rinia“ nga Miradia e  Poshtme)  dhe për të njejtat duke iu referuar  provave shtesë nga ana e pales së ankimuar, dhe raporteve zyrtare nga ndeshja, konform  nenit 115 duke vendosur për ankesën e ushtruar sjelli këto;
 
V E N D I M E

a) Vërteton vendimin
e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë  të datës 16.05.2018 për dënimin e zyrtarit të klubit  ISMET  REÇICA me ndalesë te kryerjes së funkcioneve zyrtare në klub  në kohëzgjatje për; 1 (një) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës; Komisioni për ankesa  ka konstatuar së organi i shkallës së parë – komisioni disiplinor ka zbatuar drejtë  dhe me përpikëri  dispozitat juridike (Rregullorja disiplinore neni 53 paragrafi 1 pika 1).
b) Vërteton vendimin e Komisionit Disiplinor  të shkallës së parë  të datës 16.05.2018 për dënimin e kryetrajnerit të klubit të futbollit “RINIA“ nga Miradia e Poshtme; ISA  BREZNICA me të holla në shumë prej; 200  euro (dyqind). Komisioni për ankesa konstaton së  organi i shkallës së parë ka zbatuar drejtë dhe në përpikëri dispozitat juridike (Rregulloren disiplinore nenin 40 paragrafi 1 pika 3).
c) Ndryshon vendimin e Komisionit  Disiplinor të shkallës së parë të datës 05.2018 për dënimin e klubit të futbollit “RINIA“ nga Miradia e Poshtme me pikë negative (marrjen e minus  5 pikëve) dhe të njëjtin e kthen vetëm në regjistrimin e lojës me rezultat zyrtar; 3:0 në favor të klubit kundërshtar. Komisioni për ankesa në rastin konkret konstaton  së ka patur prova për ndyshim të këtij vendimi.
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmerisë) në afatin e paraparë  me aktet normative  të Federatës së  Futbollit të Kosovës.
 
 
Prishtinë, 29.05.2018                                                                                                  Kryetari, Afrim  Prekazi  d.v