Komisioni për ankesa në përbërje; Afrim Prekazi-kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.03.2019, shqyrtoi ankesat;
1.FC “ Prishtina “ nga Prishtina me numër të protokollit; 372/1 të datës 12.03.2019 e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë datë 08.03.2019 lidhur me lartësinë e dënimin të lojtarit BASIT KHALID me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës dhe,
2.FC “KEK-u“ nga Kastrioti me numër të protokollit 375/1 të datës 14.03.2019 e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë datë 08.03.2019 në lartësinë e dënimit të lojtarit; DRIN HODAJ me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës,
dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve plotësuese – shtesë të ofruara nga ana e palëve të ankimuara lidhur me lartësinë e dënimeve të shqiptuara nga ana e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë, bazuar në dispozitat e Rregullores Disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika c, Komisioni për ankesa nxjerri këto;
V E N D I M E
1.Ndryshon pjesërisht vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë datë 08.03.2019 dhe dënimin e shqiptuar për lojtarin e klubit të futbollit “PRISHTINA“ nga Prishtina; BASIT KHALID me numër të ID kartelës 000937M96 e zbret nga 3 (tri) në 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
2.Ndryshon pjesërisht vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë të datës 08.03.2019 dhe dënimin e shqiptuar për lojtarin e klubit të futbollit “KEK-u“ nga Kastrioti; DRIN HODAJ me numër të ID kartelës 000877M99 e zbret nga; 3 (tri) në 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
A r s y e t i m
Me rastin e shqyrtimit të ankesave Komisioni Disiplinor i shkallës së dytë për bazë pati provat shtesë të ofruara nga ana e palëve të ankimuara si dhe incizimet televizive nga rastet e kontestuara në dënimet e shqiptuara dhe nga të njëjtat gjeti prova për zbutjen e lartësisë së dënimeve të shqiptuara nga 3 (tri) në 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës mos lojë të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës (në të dy rastet e shqyrtuara).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës për mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë) në afatin e paraparë kohor sipas dispozitave të Rregullores Disiplinore.
Prishtinë, datë: 14.03.2019
Kryetari, AFRIM PREKAZI