Komisioni për regjistrimin, statusin dhe transferin e lojtarëve, në bazë të nenit 19,59,66,67 dhe 68 të Rregullores për regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferrin e tyre, duke vendosur për kërkesat e lojtarëve, në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 06.02.2018 nxjerri këto;
V E N D I M E;
1.Kërkesa e lojtarit ERMIR KRYEZIU
REFUZOHET kërkesa e lojtarit Ermir Kryeziu me numër të protokollit 76/01 e dates 16.01.2018 ( 334/18 protokollit të komisionit) për shkëputje të kontratës me F.C “ BesaFutsall “ nga Peja
Arsyetim;
Me kërkesën e vet të datës 16.01.2018 lojtari Ermir Kryeziu ka kërkuar nga FFK , gjegjësisht Komisioni për regjistrimin, statusin dhe transferin e lojtarëve, që t’i mundësohet shkëputja e kontratës me FC “BesaFutsall“ – Pejë e lidhur me datë 15.09.2017 dhe protokoluar nga ana e FFK-së.
Komisioni pasi ka shqyrtuar kërkesën e lojtarit në fjalë, ka kërkuar dokumentacionin shtesë nga FC “Besa – Futsall “ në Pejë dhe klubi me datë 29.01.2018 ka sjellë prova (raportin nga NLB Banka) ku shihet së ndaj futbollistit në fjalë i ka kryer obligimet e veta financiare, kurse pagesën e fundit në shumë prej 400 EURO e ka bërë me datë 23.01.2018.
Arsyet për refuzimin e kërkesës sipas komisionit mbështeten plotësisht në dispozitat e rregullores për regjistrimin, transferin dhe statusin e lojtarit, sepse paraprakisht lojtari dhe klubi kanë lidhur, nënshkruar dhe vërtetuar një kontratë, që është valide dhe e cila i obligon që t’i përmbahen si njëra ashtu edhe tjetra palë.
Lojtari Ermir Kryeziu kërkon shkëputjen e njëanshme të kontratës, duke harruar së kjo nuk mund të bëhet, sepse në bazë të nenit 66 paragrafi 2 shkëputja e njëanshme e kontratës gjatë sezonit garues nuk lejohet, kurse nuk ekzistojnë as shkaqet e arsyeshme për shkëputjen e kontratës ashtu siq parashihen në nenin 67 e as shkaqet e arsyeshme sportive sipas nenit 68 të Rregullores. Pra tash për tash lojtari Ermir Kryeziu pa marrëveshje me klubin e Futsallit FC “BesaFutsall“ – Pejë nuk mund të bëjë shkëputje të njëanshme të kontratës me këtë klub, ndaj të cilit në bazë të kontratës ka obligime deri me 15.09.2019.
2.Kërkesa e lojtarit ; KUJTIM PANTINA
APROVOHET kërkesa e lojtarit Kujtim Pantina me numër tëprotokollit 336/18 e dates 17.01.2018 për shkëputje të kontratës me klubin e futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica .
Arsyetim;
Me kërkesën e vet numër 336/18 të dates 17.01.2018 lojtari Kujtim Pantina ka kërkuar nga FFK-ja – komisioni për regjistrimin, statusin dhe transferin e lojtarëve që t’i mundësohet shkëputja e kontratës me KF “ Trepça “ nga Mitrovica e lidhur dhe nënshkruar nga lojtari dhe klubi me datë 01.08.2017.
Në kërkesën e tij duke u thirrë në statutin dhe rregulloret e FFK-së, por edhe në artikullin e 14 të FIFA-së, kërkon nga komisioni për regjistrimin, statusin dhe transferin e lojtarëve që t’i mundësohet shkëputja e kontratës me KF “Trepça“ nga Mitrovica dhe t’i lejohet regjistrimi dhe kalimi në ndonjë klub të ri me arsyetimin së KF “Trepça “nga Mitrovica nuk i ka kryer obligimet ashtu siq parasheh kontrata e lidhur ndërmjet lojtarit dhe klubit (kontratë e deponuar në sistemin e FIFA – CONECT si lojtar profesionist).
Komision pasi ka shqyrtuar kërkesën e lojtarit në fjalë, ka kërkuar nga KF “Trepça“ nga Mitrovica që të ofrojë pasqyrën bankare lidhur me pagesat e të ardhurave për lojtarin për periudhën nga data e lidhjes së kontratës e deri me datë 31.12.2017.
Prandaj duke pasur parasyesh të gjitha këto që u ceken me lartë dhe të dhënat e prezentuara nga ana e lojtarit të ankimuar Kujtim Pantina (kërkesa, kontrata e lidhur me klub dhe raporti banker datë 29.01.2018) rezulton së klubi nuk iu ka përmbajtur kontratës – respektivisht nenit 9 dhe 10 të po kësaj rregulloreje conform Rregullores mbi regjistrimin, statusin dhe transferin e lojtarëve, u vendos si në dispozitiv të këtij arsyetimi.
3.Kërkesa e lojtarit të futsallit; NARCIS ALIBEGU
REFUZOHET kërkesa e lojtarit Narcis Alibegu me numër të protokollit; 83/1 e dates 31.01.2018 (337/2018 protokolli i komisionit) për shkëputje të kontratës amatore me klubin e futsallit FC “ FENIKS“ nga Drenasi.
Arsyetim
Komisioni për regjistrimin, statusin dhe transferin e lojtarëve, bazuar në Dispozitat e rregullores mbi regjistrimin, statusin dhe transferin e lojtarëve, refuzon kërkesën e lojtarit Narcis Alibegu për shkëputje të kontratës me motivacion së lojtari në fjalë nuk posedon kontratë profesionale me klub, andaj statusi i tij është amator dhe ndërrim i mjedisit gjatë afatit dimëror për lojtaret amator nuk lejohet pa fletë lëshim apo pëlqim të klubit. (neni 23)
4.Kërkesa e lojtarit
REFOZOHET kërkesa e lojtarit Kemajl Gashi me numër të protokollit 84/1 e dates 05.02.2018 (protokolli i komisionit 338/18) për shkëputje të kontratës me klubin e futsallit “FC FENIKS“ nga Drenasi
Arsyetim
Komisioni për regjistrimin, statusin dhe transferin e lojtarëve, bazuar në Dispozitat e Rregullores mbi regjistrimin, statusin dhe transferin e lojtarëv , refuzon kërkesën e lojtarit Kemajl Gashi për shkëputje të kontratës amatore me motivacion së lojtari në fjalë nuk posedon kontratë profesionale me klub, andaj statusi i tij është amator dhe ndërrimi i mjedisit gjatë afatit kalimtar dimëror për lojtaret amator nuk lejohet pa fletëlëshim apo pëlqim të klubit (neni 23)
UDHËZIM JURIDIK
Kundër këtij vendimi palet e pakënaqura kanë të drejtë ankese drejtuar Komisionit për ankesa të FFK-së në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi nëfaqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 06.02.2018.
Prishtinë,06.02.2018
Kryetari, Ruhan Salihu