Komisioni për regjistrimin, statusin dhe transferin e lojtarëve, në bazë të nenit 19, 59, 66, 67 dhe 68 të Rregullores për regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferin e tyre, duke vendosur për kërkesën e lojtarit Adenis Shala për shkëputjen e kontratës me KF “ Vëllaznimi “ nga Gjakova , në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 23.01.2018 nxjerrë;
V E N D I M
Aprovohet kërkesa e Adenis Shalës numër 332/18 e datës 10.01.2018 për shkëputjen e kontratës me Klubin e Futbollit “Vëllaznimi“ nga Gjakova ( e lidhur me datë 18.08.2017 dhe deponuar në sistemin FIFA – CONECT pranë Federatës së Futbollit të Kosovës)
A r s y e t i m
Me kërkesën e vet numër 332/18, të dates 10.01.2018, lojtari Adenis Shala, ka kërkuar nga FFK ( Federata e Futbollit e Kosovës ) gjegjësisht Komisioni për regjistrimin, statusin dhe transferin e lojtarëve që t’i mundësohet shkëputja e kontratës me KF “ Vëllaznimi “ nga Gjakova e lidhur dhe nënshkruar nga lojtari dhe klubi me datë 18.08.2017.
Në kërkesën e tij duke u thirrë në statutin dhe rregulloret e FFK-së, por edhe në artikullin e 14 të FIFA-së, kërkon nga komisioni për regjistrimin, statusin dhe transferrin e lojtarëve, që t’i mundësohet shkëputja e kontratës me KF “ Vëllaznimi “ nga Gjakova dhe t’i lejohet regjistrimi dhe kalimi në ndonjë klub të ri, me arsyetimin se KF “ Vëllaznimi “ nga Gjakova nuk i ka kryer obligimet ashtu siç parashihen në kontratën e lidhur ndërmjet lojtarit dhe klubit. (Kontrata e deponuar në sistemin FIIFA CONECT – lojtar profesionist)
Komisioni pasi e ka shqyrtuar kërkesën e lojtarit në fjalë, ka kërkuar nga KF “Vëllaznimi“ gjegjësisht nga shërbimi financiar i klubit që të ofrojë pasqyrën e të dhënave mbi pagesën e të ardhurave për lojtarin për përiudhën nga data e lidhjes së kontratës e deri më 31.12.2017 ( kërkesa drejtuar klubit me datë 17.01.2018).
Prandaj duke pasur parasysh të gjitha këto që u cekën me lartë dhe të dhënat e prezentuara nga ana e lojtarit të ankimuar Adenis Shala (kërkesa numër 332/18, Kontrata e punës e datës 18.08.2017 dhe raporti bankar- Qarkullimi për llogari rrjedhëse PI P1 i datës 18.01.2017) rezulton se klubi nuk iu ka përmbajtur kontratës – respektivisht nenit 9 dhe 10 të po kësaj rregullorje) konform Rregullores mbi regjistrimin, statusin dhe transferrin e lojtarëve u vendos si në dispozitiv të këtij arsyetimi.
UDHËZIM JURIDIK
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur mund të paraqes ankesë Komisionit për ankesa të FFK-së në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve, nga data e pranimit të vendimit, respektivisht publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 23.01.2018.
Vendimi t’i dorëzohet
1 x Adenis Shala
1 x KF “ Vëllaznimi “ nga Gjakova
1 x Arkivës së FFK-së
Kryetari i komisionit
Ruhan Salihu
Komisioni për regjistrimin, statusin dhe transferin e lojtarëve, në bazë të nenit 19, 59, 66, 67 dhe 68 të Rregullores për regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferin e tyre, duke vendosur për kërkesën e lojtarit; Altin Merlaku për shkëputje të kontratës më KF “BESA“ nga Peja, në mbledhjen e mbajtur me datë 23.01.2018 nxjerrë këtë;
V E N D I M
Aprovohet kërkesa e lojtarit ALTIN MERLAKU e datës 17.01.2018 me numër të protokollit 333/18 për shkëputje të kontratës me Klubin e Futbollit “Besa“ nga Peja ( lidhur me datë 10.08.2017 dhe e deponuar në sistemin FIFA – CONECT pranë Federatës së Futbollit të Kosovës)
A r s y e t i m
Me kërkesën e vet numër 333/18 të datës 17.01.2017, lojtari Altin Merlaku ka kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës gjegjësisht Komisioni për regjistrimin, statusin dhe transferin e lojtarëve që t’i mundësohet shkëputja e kontratës me Klubin e Futbollit “Besa“ nga Peja e lidhur dhe e nënshkruar nga lojtari dhe klubi me datë 10.08.2017.
Me kërkesën e tij duke u thirrur në statutin dhe Rregulloret e FFK-së, por edhe në artikullin e 14 të FIFA-së, kërkon nga komisioni për regjistrimin, statusin dhe transferimin e lojtarëve, që t’i mundësohet shkëputja e kontratës me KF “BESA“ nga Peja dhe t’i lejohet regjistrimi dhe kalimi në ndonjë klub tjetër me arsyetimin se KF “Besa“ nga Peja nuk i ka kryer obligimet ashtu siç parashihet me kontratën e lidhur ndërmjet klubit dhe lojtarit (Kontrata e deponuar në sistemin FIFA-CONECT – lojtar profesionist).
Komisioni pasi ka shqyrtuar kërkesën e lojtarit në fjalë, ka kërkuar nga KF “Besa“ nga Peja gjegjësisht nga shërbimi financiar i klubit që të ofrojë pasqyrën e të dhënave mbi pagesën e të ardhurave për lojtarin për periudhën nga data e lidhjes së kontratës e deri më 31.12.2017 (kërkesa i është drejtuar klubit përmes email-adresës zyrtare me datë 17.01.2018).
Prandaj duke pasur parasysh të gjitha këto që u cekën me lartë dhe të dhënave të prezantuara nga ana e lojtarit të ankimuar Altin Merlaku (kërkesa numër 333/18, kontrata e lidhur mes klubit dhe lojtarit e datës 10.08.2017, Qarkullimi për llogari e datës 17.01.2018 lëshuar nga NLB – numri i llogarisë 1706003029247981 , rezulton së klubi nuk iu ka përmabjtur kontratës – respektivisht nenit 9 dhe 10) konform pasi që edhe nuk ka ofruar të dhënat e kërkuara) konform Rregullores mbi regjistrimin, statusin dhe transferrin e lojtarëve u vendos si në dispozitiv të këtij arsyetimi.
UDHËZIM JURIDIK
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur mund të paraqes ankesë Komisionit për ankesa të FFK-së në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve, nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 23.01.2018.
Vendimi t’i dorëzohet
1 x Altin Merlakut
1 x KF “Besa“ nga Peja
1 x Arkives së FFK-së
Kryetari i komisionit
Ruhan Salihu
Lidhur me kërkesat tjera të lojtarëve për shkëputje të kontratave me klube, Komisioni shqyrtoi në detaje provat dhe lëndet e ofruara dhe për të njëjtat sjelli këto;
V E N D I M E
a)Refuzohet kërkesa e lojtarit Kushtrim Gashi e datës 10.01.2017 me numër të protokollit 335/18 drejtuar komisionit për regjistrimin, statusin dhe transferin e lojtarëve për shkëputje të kontratës me klubin e futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova
Arsyetim; Mungojnë provat e kërkuara nga ana e lojtarit (raporti bankar)
b)Prolongohet shqyrtimi i kërkesës së lojtarit Ermir Kryeziu, e datës 16.01.2018 me numër të protokollit 334 për shkëputje të kontratës me Klubin e Futsallit “Besa“ nga Peja;
Arsyetim; Kërkohen raportet bankare nga lojtari dhe klubi i futsallit “Besa“ nga Peja. Afati datë 29.01.2018
Prishtinë, datë 23.01.2018
Kryetari i Komisionit
Ruhan Salihu