Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë Futsall, në mbledhjen e mbajtur me 04.04.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 13-të të Lirimi Superligës dhe Ligës së Parë dhe pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në Rregulloren e Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 13-të të Lirimi Superligës me rezultatet e arritura në Parket.

Lojtari i Fc Liqeni, Endrit Hajdini i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen Fc Drenica vs Fc Liqeni dënohet me 2 (dy ) ndeshje të radhës modslojë, në të gjitha garat e organizuara nga Komisioni i Futsallit të FFK-së.

Lojtari i Fc Drenica, Valdet Ramadani i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen Fc Drenica vs Fc Liqeni dënohet me 3 (tre) ndeshje të radhës moslojë, në të gjitha garat e organizuara nga Komisioni i futsallit të FFK-së.

Përfaqësuesi i Fc Drenica, Armend Shabani për arsye të sjelljeve jo sportive dënohet me 2 (dy) ndeshje të radhës në të gjitha garat e organizuara nga Komisioni i Futsallit të FFK-së.

Trajneri i Fc Jeta Rinore Lipjan, Murat Murati për arsye të sjelljeve jo sportive dënohet me 2 (dy) ndeshje të radhës, në të gjitha garat e organizuara nga Komisioni i Futsallit të FFK-së.

Komisioni i Futsallit pas shqyrtimit të ankesës së Fc Liqeni për lojtarin Azem Brahimi i ndëshkuar me karton të kuq, analizimit të gjitha materialeve, deklaratave të zyrtarëve të ndeshjes (video incizimeve) e shfuqizon/anulon kartonin e kuq, i cili ishte i nxituar dhe pa menduar mirë nga gjyqtari i ndeshjes. Andaj lojtari Azem Brahimi ka të drejtë loje menjëherë në ndeshjen e radhës.

Komisioni i Futsallit
Prishtinë; 04.04.2024