Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 24.04.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

 

V E N D I M 

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 28 -të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

 

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 

1.Ndaj lojtarit të KF “Drita”, Liridon Leci me nr lic 13 dhe nr ID 000540M85 (motivi – pas përfundimit të ndeshjes derisa zyrtarët e ndeshjeve shkonin në zhveshtore në hyrje të korridorit, lojtari i sipërpërmendur fyen dhe kërcënon gjyqtarët,  ku edhe  tenton ta kapë për dore gjyqtarin anësor G.Hyseni, por ky  i shmanget kontaktit. Më pas lojtari në fjalë fillon të ofendojë me fjale me banale në prani të gjyqtarëve. I njëjti ka sulmuar edhe lojtarin kundërshtar me nr 7 H. Hyseni, duke e goditur me grushte disa herë në fytyrë dhe si pasojë ky i fundit ka  lëndime të dukshme në fytyrë, në ndeshjen KF Drita – KF Trepça ‘89, e zhvilluar në Gjilan me datë 21 .04.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

2.Ndaj ekonomit të KF “Gjilani” Ahmet Qehaja ( motivi- ofendime dhe sharje gjatë zhvillimit të ndeshjes ndaj gjyqtarit kryesor D.Qaka në ndeshjen KF Gjilani – KF Prishtina, e zhvilluar në Gjilan me datë 20.04.2019 sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

3.Ndaj KF “Ferizaj” (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes persona jozyrtarë gjatë tërë ndeshjes kanë qëndruar para hyrjes në terren  (para hyrjes së zhveshtores) dhe herë pas herë ka pas reagime ndaj vendimit të gjyqtarëve edhe pas insistimit të zyrtarëve të ndeshjes të lartpërmendur nuk janë larguar në ndeshjen KF Ferizaj – KF Flamurtari, e zhvilluar në Ferizaj me datë 22.04.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

4.Ndaj përfaqësuesit për siguri të KF “Ferizaj“ Muhadin Hajdini (motivi – i cili nuk i ka përmbushur detyrat si përfaqësues për siguri të procedurave me rregullore të FFK-së, si dhe nuk e ka zbatuar urdhëresën e delegatit për largimin e personave zyrtarë të cilët kanë qëndruar para hyrjes në zhveshtore në ndeshjen KF Ferizaj – KF Flamurtari) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.15 dt. 24.04.2019

 

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdy Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 24.04.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

 

V E N D I M

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 25-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2018 /2019 me rezultatet e arritura në fushë.

 

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 

1.Ndaj lojtarit të KF “Vushtrria“, Besart Veseli me nr lic 7 dhe nr ID 003130M92 (motivi-pas ndëshkimit me karton të kuq shkelmon lojtarin kundërshtar në mënyrë brutale i cili  ishte i shtrirë në tokë në ndeshjen KF Vushtrria – KF Fushë Kosova, e zhvilluar në Vushtrri me datë 21.04.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

2.Ndaj KF “Vushtrria” (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes  në minutën e 64 një shishe PVC është hedhur në fushë, në minutën e 85-të pas shënimit të golit në fushë ka hyrë një shikues për ta festuar shënimin e golit) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

3.Ndaj KF “Vitia” (motivi – për shkak se zyrtarët e KF Vitia  kanë ndryshuar, përmirësuar (falsifikuar) protokollin e ndeshjes, duke tentuar që të mashtrojnë dhe sjellin në lajthitje KG, neni 63 i Rregullores Disiplinore.

 

4..Ndaj kryetarit të KF ‘Vitia”, Florent Emini (motivi- fyerje sharje dhe tentim sulmi  ndaj gjyqtarëve të ndeshjes KF Vitia – KF Onix, e zhvilluar në Viti, me datë 21.04.2019 sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

5.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF “Vitia”, Arbër Shabani me nr 1231231508i (motivi- ka lejuar ndryshimin dhe plotësimin e protokollit, faqja e parë, në bazë të autorizimit të KF Vitia, nuk është dashur të lejohet përmirësimi i protokollit në ndeshjen KF Vitia – KF Onix, e zhvilluar në Viti me datë 21.04.2019, sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

6.Ndaj Arbër Sahitit sekretarit të KF “Vitia” dhe procesmbajtës në përpilimin e protokollit të ndeshjes ka bërë falsifikimin e faqes së parë të protokollit dhe përmes këtij veprimi ka dashur të mashtrojë dhe të sjellë në lajthitje Komisionin e Garave, duke ndryshuar protokollin origjinal të nënshkruar nga delegati i ndeshjes përfaqësuesi zyrtar i KF Vitia dhe përfaqësuesi zyrtar i KF Onix)

 

7.Ndaj delegatit të ndeshjes Agim Kastrati (motivi – ku në ndeshjen KF Vitia – KF Onix, për shkak të lëshimit në përmbushjen e detyrave të delegatit të ndeshjes)

 

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.19 dt. 24.04.2019.