Komisioni i Garave i IPKO Superligës në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Avdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më 13.05.2019, lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës, për kampionatin 2018/2019,  administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve në futboll – kategoria e seniorëve. Andaj, bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, neni 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplonore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këtë:

Vendim

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 31-të, të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019, me rezultate  të arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat në protokole të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – katergoria e seniorëve , Komisioni ka kaonstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë. Vlerësuar nga Komisioni, ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtushmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa në raste të izoluara të disiplinës, për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizimin e ndeshjeve, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, inqizimeve televizive dhe raportyeve të personave zyrtar të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit, gjeti prova për:

 

Inicim të procedurës disiplinore

 

1.Ndaj trajnerit të portierëve të KF Drenica, Skender Mustafa, numët ID 010189M66. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, KF Flamurtari – KF Drenica, trajneri Skender Mustafa, nga largësia ofendoi dhe kërcënoi kontrollorin e ndeshjes, Isa Mustafa, por falë intervenimit të zyrtarëve të klubit, të cilët qetësuan trajnerin e lartpërmendur, situata u vu nën kontroll. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes.

2.Ndaj trajnerit të portierëve të KF Gjilani, Afrim Ajdini, me numër ID 001901M76. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, KF Ballkani – KF Gjilani, në zhveshtore të gjyqtarëve ku ishin të pranishëm delegati dhe kontrollori i ndeshjes, Afrim Ajdini afrohet tek dera dhe me fjalë kërcënuese e ofenduese i drejtohet asistenit të dytë, Fatmir Sekiraq, duke e ofenduar me fjalë të rënda. Pas intervenimit të policisë situata qetësohet. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes.

3.Ndaj kryetrajnerit të KF Llapi, Tahir Batatina. Motivi: Deklarata e dhënë për media pas ndeshjes Prishtina – Llapi, ku bën thyerje dhe shkelje të etikës sportive, duke deklaruar se “Prishtina nuk do të bëhet kampion dhe nuk besoj që do të bëhet”. Sipas tij” fajin për këtë e mbajnë krerët e FFK-së me bashkëpunëtorët e tyre. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes dhe incizimit televiziv. Sipas nenit 93, paragrafi 1, pika 6 e rregullores disiplinore.

4.Ndaj KF Llapi. Motivi: Pas shënimit të golit për vendas në minutën 89, disa shikues të KF Llapi të quajtur “Legjendat” kaluan rrethojën, morën dy topa loje si dhe hodhën disa mjete piroteknike, flakadanë në shtegun e atletikës dhe në tribuna. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes dhe incizimeve televizive të rregullores disiplinore 93, paragrafi 1, pika 6.

5.Ndaj KF Prishtina. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Shikuesit e FC Prishtina në tribunën lindore ku ishin të vendosur “Plisat”, shpalosën një pankartë me mbishkrim: “Kur në Shkup ka padrejtësi, as për ne s’ka qetësi”. Në minutën 65, këta tifoz në kor ofenduan ekipin mysafir. Pas lëndimit të lojtarit mysafir, ekipi vendas nuk kishte siguruar një barelë në rast nevoje të ndonjë lëndimi të mundshëm. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.

 

Komisioni i Garave i Ligë së parë, në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Avdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më 13.05.2019, lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të Ligës së parë, për kampionatin 2018/2019,  administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve në futboll – kategoria e seniorëve. Andaj, bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, neni 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplonore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këtë:

Vendim

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 28-të, të Ligës së parë të Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019, me rezultate  të arritura në fushë, me përjashtim të ndeshjes KF Dukagjini – KF Vushtrria.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat në protokolle të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së parë të Kosovës – kategoria e seniorëve , Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë. Vlerësuar nga Komisioni, ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa në raste të izoluara të disiplinës, për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizimin e ndeshjeve, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe raporteve të personave zyrtar të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit, gjeti prova për:

Inicim të procedurës disiplinore

1.Ndaj KF Fushë Kosova. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes, ku para fillimit të ndeshjes, ish lojtari i KF Fushë Kosova, Besim Gjyrevci, ka hyrë në zhveshtore, duke fyer ekipin mysafir si dhe treshen e gjyqtarëve, dhe të njëjtën gjë e ka përsëritur edhe gjatë gjithë ndeshjes nga tribunat. Para fillimit dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes, kishte ndezje të flakadanëve në minutat, 28, 38, 44 dhe 87. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Fushë Kosova – Vllaznia Pozharan.

2.Ndaj lojtarit të KF 2 Korriku, Landrit Rama, me numër licence 3 dhe ID 000790M97. Motivi: Ndëshkim me karton të kuq, shkaku i ofendimit të gjyqtarit kryesor në ndeshjen, KF Drenasi – KF 2 Korriku.