Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 01.10.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2019/2020, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 7 -të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2019/2020 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
Incime disiplinore
Ndaj: FC Drita, për shkak se në minutat 2, 28, 29, 37, 40, 46, 70, 80, 83 dhe 88, tifozët e këtij klubi kanë hedhur mjete piroteknike, dy shkrepëse, disa shishe PVC në fushë dhe kanë ofenduar në kor ekipin vendas SC-Gjilani, në ndeshjen Gjilani – Drita.
Ndaj: KF Gjilani, për shkak se në minutat 30, 47 dhe 90+, hodhën shishe PVC në fushë. Në minutat e 30, 42 dhe 84, ofendojnë në kor ekipin mysafir të FC Drita, si dhe pas përfundimit të ndeshjes, derisa referët po shkonin në deshtore, në korridor, dy persona me fanella të FC Gjilani, shajnë dhe ofendojnë rëndë referët, në ndeshjen Gjilani Drita.
Ndaj: KF Llapi, për lëshim në organizimin e ndeshjes. Në minutën e 82 të ndeshjes, referi largon njërin nga bartësit e barrelës dhe dy mbledhës të topave, në ndeshjen e javës së VII, ndërmjet KF Llapi – KF Dukagjini.
Ndaj: KF Vëllaznimi, për shkak se në ndeshjen Vëllaznimi – Malisheva, minuta e 84, tifozët vendas të Vllaznimit, kanë ofenduar dhe shar në kor zyrtarët e FFK-së, për çka referi kryesor e ka ndërprerë ndeshjen për 1 (një) minutë.
Ndaj: Lojtarit të KF Vitia me nr.5, Ridvan Emini, ID nr.003117M91. Për ndëshkim me karton të kuq, në minutën e 67, në ndeshjen Liria – Vitia, java e 6-të, e zhvilluar me datën 28.09.2019, në Prizren.
Vendim – për shtyrjen e ndeshjes së javës së 8-të të Ligës së Parë, Liria – Dardana, e cila do të zhvillohet më 8.10.2019.