Komisioni i Garave i Ligës së Parë në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 14.10.2016 , lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së 8-të për Kampionatin 2016/2017 , administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e Seniorëve) ,andaj, bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjeve të javës së 8-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 8-të të Kampionatit – Kategoria e Seniorëve, komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë. Vlerësuar nga komisioni ndeshja kishte një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për lëshim në organizim, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, Komisioni ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime të inicioi procedurë tek Komisioni Disiplinor
Andaj, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TE PROCEDURES DISIPLINORE
1.Ndaj KF “Gjilani” (motivi- lëshime në organizimin e ndeshjes ku ka pasur fyerje dhe kërcënime të disa personave të panjohur gjatë shkuarjes në teshatore si në pjesën e parë po ashtu edhe në të dytën drejtuar personave zyrtarë të ndeshjes në takimin KF Gjilani – KF Llapi, e zhvilluar në Gjilan, më datë 12.10.2016) sipas personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj zyrtarit të KF “Gjilani”, Albert Kastratit (motivi- fyerje dhe sharje drejtuar referit kryesor të ndeshjes, B.Batalli në ndeshjen KF Gjilani – KF Llapi, e zhvilluar në Gjilan më datë 12.10.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletinin Zyrtar Nr.06 dt.14.10.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti
Komisioni i Garave i Ligës së Parë në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 14.10.2016 , lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së 8-të për Kampionatin 2016/2017 , administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e Seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 8-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017, me rezultatet e arritura në fushë
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 8-të të Kampionatit – Kategoria e Seniorëve, komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë. Vlerësuar nga komisioni ndeshja kishte një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për lëshim në organizim, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, Komisioni ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime të inicioi procedurë tek Komisioni Disiplinor
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE:
1.Ndaj lojtarit të KF “Fushë Kosova”, Egzon Kurteshi me nr lic 11 dhe nr lib 8827 K.Kuq (motivi-fyerje dhe sharje ndaj referit kryesor te ndeshjes KF Fushë Kosova – KF KEK-u, e zhvilluar në Fushë Kosovë me datë 12.10.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.