Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 05.11.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2019/2020, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

 

V E N D I M

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 13-të të IPKO Superligës dhe ndeshjet e javës së 12-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2019/2020 me rezultatet e arritura në fushë.

 

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

Inicime disiplinore

-ndaj lojtarit me nr.5 të KF Ferizaj, Dardan Jashari, ID.nr.000200M90, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq direkt, ndërhyrje në cilësinë e portierit në zonën e rreptësisë, duke e evituar golin, në ndeshjen e javës së 13-të të Ipko Superligës, Ferizaj – Gjilani.

 

-ndaj ndihmës trajnerit të KF Trepça, Fidaim Haxhiu; për shkak se pas përfundimit të ndeshjes së javës së 12-të në Ligën e Parë, Trepça – Dardana, rrugës për në dalje nga stadiumi, ka ofenduar treshen e gjyqtarëve me fjalët: ”Jeni mësuar veç me marrë pare bre hajna”.

-ndaj Sevdai Kastratit, kryetar i KF Dardana, për shkak se gjatë gjithë ndeshjes kishte sharë dhe ofenduar referët e ndeshjes derisa ishte në tribunë të stadiumit, në ndeshjen e javës së 12-të të Ligës së Parë, Trepça – Dardana.


Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Me respekt
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja