Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 08.11.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2019/2020, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:


V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 14-të të IPKO Superligës dhe ndeshjet e javës së 13-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2019/2020 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

Inicime disiplinore

-ndaj KF “Vushtrria”, duke u bazuar në Rregulloren e Garave të FFK-së, neni 5, pika 1 dhe 2; neni 9, pika 1,2,3 dhe 4; neni 10, neni 75, pika 1 dhe 2 për lëshim në organizimin e ndeshjes, në takimin e javës së 14-të, Vushtrria-Gjilani. Në minutën e 45-të thirrje raciste nga tifozët vendas të Vushtrrisë ndaj lojtarit mysafir me nr.6. Në minuten e 60-të, nga tribina perëndimore janë hedhur disa kanaçe në fushë, ndërsa me një shkreps është goditur referi i katërt (4) Burim Jahmurataj, të cilit i janë shkaktuar lëndime trupore. Pas këti incidenti, referi ka kërkuar të zbrazet tribuna perëndimore, mirëpo të njëjtit shikues kanë hyrë prapë në stadium në tribunat e lindjes, ku ishin portat e hapura.

-ndaj zyrtarit, ekonomit të KF “Feronikeli” Elmi Limani, ID.nr 014892M65, duke u bazuar në Rregulloren e Garave të FFK-së, neni 5, pika 1 dhe 2; neni 9, pika 1,2,3 dhe 4; neni 10, neni 75, pika 1 dhe 2; për shkak se në minutën e dytë (2) të ndeshjes, shan, ofendon, kërcënon dhe tenton ta sulmojë asistentin e parë (referin), për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq. I njëjti, këto veprime i ka përsëritur edhe pas përfundimit të ndeshjes, derisa zyrtarët e ndeshjes po shkonin në zhveshtore.


Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Me respekt
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja