Komisioni i Garave i IPKO Superligës në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 23.06.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2019/2020, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:


V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 25-të të Ipko Superligës në futboll për edicionin 2019/2020 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për


Inicime disiplinore

-ndaj KF Drenica, motivi: pas përfundimit të ndeshjes një person i paidentifikuar futet në fushë, ofendon dhe shan referët e ndeshjes. I njëjti person në lokalet e klubit tek teshatoret e referëve tenton ta sulmojë fizikisht asistentin e dytë, mirëpo policia e Kosovës e eviton rrezikun, në ndeshjen Drenica – Flamurtari, sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes.

-ndaj lojtarit të KF Drenica, Edon Pasoma, me nr ID 001042M92; motivi: Në minutën e 61-të ndërhyn si lojtar i fundit duke e tërhequr për fanelle lojtarin kundërshtar, në ndeshjen e javës së 25-të të Ipko Superligës, Drenica – Flamurtari.

-ndaj FC Prishtina, motivi: lëshim në organizimin e ndeshjes, disa persona nga lista e akreditimit të FC Prishtina, të vendosur në tribunën VIP, ofendojnë rëndë mysafirët e KF Dukagjini.

-ndaj trajnerit të FC Prishtina, Armend Dallku, motivi: shan dhe fyen gjatë ndeshjes zyrtarët e ekipit mysafir të cilët ishin në bankinë, në ndeshjen Prishtina – Dukagjini.

-ndaj personit për siguri të FC Prishtina, motivi: Pas shënimit të golit të dytë të FC Prishtina, ofendon zyrtarët e ekipit mysafir në ndeshjen Prishtina – Dukagjini.


Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Me respekt
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar