Komisioni i Garave i IPKO Superligës në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 23.06.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2019/2020, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 26-të të Ipko Superligës në futboll për edicionin 2019/2020 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

Inicime disiplinore

-ndaj KF Trepça ’89; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes – pas përfundimit të ndeshjes disa persona të paautorizuar kanë hyrë brenda rrethojave të fushës dhe shajnë e ofendojnë rëndë referët e ndeshjes. Të njëjtit persona derisa referët po shkonin në deshtore, në hyrje të tunelit prapë ofendojnë, ndërkaq njeri nga ta godet disa herë në pjesët e pasme të trupit asistentin e dytë Fatmir Sekiraqa; bazuar në raportet e zyrtarëve të ndeshjes, Trepça’89-Flamurtari.

-ndaj kryetrajnerit të KF Trepça ‘89, Besart Cecelia, ID nr.008215M77; motivi: në minutën e 85-të, shan dhe ofendon kryetrajnerin e KF Flamurtari; Bazuar në raportet e zyrtarëve të ndeshjes, Trepça’89-Flamurtari.

-ndaj kryetarit të KF Trepça ‘89, Abedin Zeka; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, futet në deshtoren e referëve duke i ofenduar dhe akuzuar për referim të dobët dhe ndër të tjera ju thotë: ”Jeni të deleguar nga FFK për ta dëmtuar Trepçën 89”, pastaj i drejtohet referit kryesor të kësaj ndeshje Tefik Maloku, duke i thënë: ”e di kush je ti more pis, ta …. nanën, ke me pa ti”. Pas kësaj reagojnë zyrtarët policor dhe e nxjerrin jashtë nga deshtorja duke e larguar nga aty; Bazuar në raportet e zyrtarëve të ndeshjes, Trepça’89-Flamurtari.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Me respekt
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar