Komisioni i Garave i Superligës në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 6.10.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë për Kampionatin 2020/2021, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 5-të të Superligës dhe ndeshjet e javës së 3-të të Ligës së Parë në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

Inicim disiplinor

-ndaj lojtarit me nr.24, Nashau Happy Takalani, ID nr.020278M96, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq direkt, ndërhyrje si lojtar i fundit, në ndeshjen e javës së 5-të të Superligës, Besa-Trepça’89.

-ndaj lojtarit të KF A&N, me nr.10, Gentian Elezaj, ID nr.001300M95, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq direkt, ndërhyrje ndaj lojtarit kundërshtar si lojtar i fundit, në ndeshjen e javës së 3-të të Ligës së Parë, Drenasi – A&N.

-ndaj lojtarit të KF Ferizaj, me nr.14 Laurent Biba, ID nr.003958M02, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq direkt, ndërhyrje e pa lejuar ndaj lojtarit kundërshtar si lojtar i fundit, në ndeshjen e javës së 3-të të Ligës së Parë, Ferizaj – Kika.

 

-ndaj drejtorit sportiv të KF Kika, Naim Biqkaj, ID nr.015280M69, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq direkt, sharje dhe ofendime të rënda ndaj gjyqtarëve të ndeshjes.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Me respekt,
Komisioni i Garave i FFK-së