Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 15.10.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjes së mbetur të javës së dytë të Superligës për Kampionatin 2020/2021, Drita – Trepça’89, e administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohet ndeshja e mbetur e javës së 2-të të Superligës në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatin e arritur në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatit dhe kontrollorit si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjes, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
Inicim disiplinor
-ndaj FC Drita, lëshim në organizimin e ndeshjes – gjatë zhvillimit të ndeshjes është lejuar të punohet brenda rrethojës së stadiumit me makineri të rëndë, në ndeshjen e mbetur të javës së 2-të Drita-Trepça’89.
-ndaj FC Trepça’89, edhe pas tërheqjes së vërejtjes së fundit që në protokollin zyrtar (ndeshje zyrtare) duhet obligativisht të jetë prezent mjeku, në ndeshjen e mbetur të javës së 2-të Drita-Trepça’89, e zhvilluar më 14 tetor 2020, FC Trepça’89 nuk ka pasur mjek në protokollin zyrtar.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Me respekt,
Komisioni i Garave i FFK-së