Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 02.11.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë për Kampionatin 2020/2021, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:

 

V E N D I M E

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 10-të të Superligës dhe të javës së 8-të të Ligës së Parë në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

Inicim disiplinor

 

-ndaj bartësit të barrelës të KF Llapi, Bajram Bejtullahu, ID.nr.020189M82.  Motivi: Sharje dhe ofendime ndaj referit kryesor në ndeshjen Llapi – Drita.

-ndaj kryetarit të KF Dardana, për shkak se në minutën e 13, kishte fyer, shar dhe ofenduar personat zyrtar të ndeshjes. I njëjti pas përfundimit të pjesës së parë, prap kishte fyer dhe ofenduar referët në ndeshjen Dardana – Vitia.

-ndaj KF Vushtrria 1922, për shkak të dështimit në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të pjesës së parë, një person i pa autorizuar është futur në fushë, ka shar dhe ofenduar referin kryesor në ndeshjen Vushtrria – Trepça.

-ndaj lojtarit me nr.6 Karim Muhamed të KF Trepça, me ID. Nr.002819M95, për shkak se ndërhyrje e pa lejuar në zonën e rreptësisë si lojtar i fundit, duke mohuar mundësinë e shënimit të golit ekipit kundërshtar, në ndeshjen Vushtrria – Trepça.

-ndaj KF Dardana, për lëshim në organizimin e ndeshjes, ku kishte lejuar numër të konsiderueshëm të shikuesve në tribuna, në kundërshtim me vendimet e MSH, IKSHPK dhe FFK-së, për çka ishte ndërprerë ndeshja në minutën e 13, derisa organet e rendit i kishin larguar shikuesit. Pas përfundimit të ndeshjes një shikues kishte hyr në fushë dhe kishte shar dhe ofenduar rënd referët në ndeshjen, Dardana – Vitia.

-ndaj KF Ferizaj; për shkak se edhe pas vërejtjes së fundit nga Komisioni i Garave, në protokollin zyrtar të ndeshjes nuk ka patur mjek në ndeshje edhe pse janë të obliguar sipas rregullores së garave, në ndeshjen Ferizaj – Ulpiana.

-ndaj KF Vllaznia; për shkak se edhe pas vërejtjes së fundit nga Komisioni i Garave, në protokollin zyrtar të ndeshjes nuk ka patur mjek në ndeshje edhe pse janë të obliguar sipas rregullores së garave, në ndeshjen Vllaznia – 2 Korriku.

 

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

 

Me respekt,

Komisioni i Garave i FFK-së