Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 27.11.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë për Kampionatin 2020/2021, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:

 

V E N D I M E

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 14-të të Superligës dhe të javës së 12-të të Ligës së Parë në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

 

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

Inicim disiplinor

 

-ndaj përfaqësuesit zyrtar të FC Trepça’89, Arsim Islami, me ID 009898M78; motivi: Sharje dhe fyerje ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq, në ndeshjen Trepça’89 – Besa.

-ndaj FC Llapi; motivi: Para fillimit të ndeshjes dy persona të paidentifikuar kërcënojnë gjyqtarët si dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes nuk janë respektuar masat anti Covid-19 (kishte numër të konsiderueshëm  në tribuna) sipas raportit të delegatit të ndeshjes dhe xhirimeve televizive, në ndeshjen Llapi – Prishtina.

-ndaj lojtarit të FC Feronikeli, Argjend Mustafa me nr ID 015416M93, motivi: në min e 79-të fyen pa ndërprerë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, sipas deklaratave të gjyqtarit kryesor në ndeshjen Drita – Feronikeli.

-ndaj  fizioterapeutit Faruk Dragusha me nr id 0005175M99; motivi: në min. shtesë të ndeshjes hyn në fushë pa lejen e gjyqtarit kryesor sepse një lojtar i ekipit vendas mbeti i shtrirë, ku pas këtij veprimi reagon lojtari rezervë i Ramiz Sadikut dhe konfrontohen në mes veti në fushë, në ndeshjen Flamurtari – Ramiz Sadiku.

-ndaj lojtarit të KF Ramiz Sadiku, me nr 30 Gentijan Ibishi me nr ID 0037585, motivi: në min. shtesë të ndeshjes hyn në fushë pa lejen e gjyqtarit kryesor sepse një lojtar i ekipit vendas mbeti i shtrirë, ku pas këtij veprimi reagon lojtari rezervë i Ramiz Sadikut dhe konfrontohen me fizioterapeutin Flamurtari – Ramiz Sadiku.

-ndaj lojtarit të KF Ramiz Sadiku me nr 23, Selami Gashi me nr ID 009804M99, motivi: pas përfundimit të ndeshjes në mënyrë në të vrazhdë shkelmon derën e gardërobës që ishte shkak i tollovisë, derisa reagoi edhe policia, sipas raportit te gjyqtarit të ndeshjes Flamurtari – Ramiz Sadiku.

-ndaj: drejtorit sportiv të KF Dardana, Habib Leci me nr let. 1005733886, motivi: në min e 75 pas një starti afër 16-shit me preteks se ishte penallti reagon bankina mysafire e ku me i zëshmi ishte drejtori sportiv, me ç’rast gjyqtari kryesor e ndëshkoi me karton të kuq, sipas raportit zyrtar të delegatit të ndeshjes, Vllaznia – Dardana.

 

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

 

Me respekt,
Komisioni i Garave i FFK-së