Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 01.12.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë për Kampionatin 2020/2021, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 16-të të Superligës dhe të javës së 14-të të Ligës së Parë në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për:

Inicim disiplinor

-ndaj kryetrajnerit të KF Drenica, Bledar Devolli, ID.009906M78; motivi: Në minutën e 65-të, shan dhe ofendon rëndë dhe me ton të lart gjyqtarin kryesor, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen Arbëria – Drenica.

-ndaj drejtorit të KF Vllaznia P, Agron Pira, nr.personal 1171550056; motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë kundërshton shumë ashpër gjyqtarin kryesor të ndeshjes – edhe pasi i është tërhequr vërejtja, i njëjti ka vazhduar të reagojë për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq, në ndeshjen Vllaznia – Ulpiana.

-ndaj drejtorit të KF Ramiz Sadiku, Agron Mecinaj; motivi: Në minutën e 30-të të ndeshjes afrohet te vija e fushës dhe reagon ashpër ndaj vendimeve të gjyqtarëve, në ndeshjen Ramiz Sadiku – Ferizaj.

-ndaj KF Vëllaznimi; motivi: Nuk e ka siguruar prezencën e mjekut gjatë zhvillimit të ndeshjes Liria – Vëllaznimi.

-ndaj KF KEK-u; motivi: Nuk e siguruar prezencën e mjekut gjatë zhvillimit të ndeshjes, 2 Korriku – KEK-u.

 

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Me respekt,
Komisioni i Garave i FFK-së