Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 11.12.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë për Kampionatin 2020/2021, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 17-të të Superligës në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për:
Inicim disiplinor
-ndaj lojtarit të KF Besa, me nr.18 Blazo Rajovic, ID.nr.011434M86; motivi: ndërhyrje e rëndë ndaj lojtarit kundërshtar në minutën e 24-t.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Me respekt,
Komisioni i Garave i FFK-së