ffk-llogofinKomisioni i Garave i Vala Superligës në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  02.12.2016, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 17-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet  e javës së 17-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 17-të  të  Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht në ndeshjet (Trepça – Gjilani  Drita Besa  dhe Drenica – Ferizaj), andaj duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit, gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj  KF “Trepça” (motivi-mos kryerja e obligimeve financiare ndaj personave zyrtarë të ndeshjes, në ndeshjen KF Trepça – KF Gjilani e zhvilluar në Mitrovicë me  30.11.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
2.Ndaj kryetrajnerit të KF “Drita”, Ismet Munishi me nr lic 151 (motivi- fyerje dhe sharje në referin anësor në ndeshjen KF Drita – KF Besa e zhvilluar në Gjilan më datë 01.12.2016) sipas raportit të personave zyrtarë
 
3.Ndaj personit zyrtar të KF “Ferizaj’, Nazmi Kosumi (motivi-për shkak të kundërshtimit për përjashtimin e lojtarit M.Bushi, në ndeshjen KF Drenica – KF Ferizaj, e zhvilluar në Skenderaj më datë 30.11.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.10  dt.02.12.2016
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti