Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje, Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë në mbledhjen e datës 23.03.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës dhe të xhiros së 20-të të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës dhe të xhiros së 20-të të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicim disiplinor:

ndaj: KF Trepça ’89; Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në minutën e 36 të ndeshjes, ka lejuar futjen e zyrtarit Even Zeka në zonën teknike, dhe i njëjti nuk ishte në protokollin zyrtar të ndeshjes. Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes Trepça’89-Ballkani, java e 26-të e Superligës.

ndaj zyrtarit të KF Trepça ’89, Even Zeka, ID.nr.023229M02; Motivi: Në minutën e 36, pas shënimit të golit nga KF Ballkani, nga tribunat hyn në zonën teknike (afër vijës anësore) dhe kundërshton vendimin e referit kryesor. Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes Trepça’89-Ballkani, java e 26-të e Superligës.

ndaj lojtarit të KF “Dardana” me nr fanelle 1, Ardit Miftari dhe nr ID 001991M99; Motivi: Në minutën e 23-të ndërhyn si lojtar i fundit jashtë zonës së rreptësisë, duke ia mohuar mundësinë e shënimit të golit lojtarit kundërshtar, për çka ndëshkohet me karton të kuq. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dardana –KEK-u.

ndaj lojtarit të KF “ Vllaznia”, Pozharan me nr fanelle 19 , Ardit Gashi dhe nr ID 001765M96; Motivi: Në minutën e 42 kacafytje me lojtarin kundërshtar, për çka ndëshkohet me karton të kuq. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Vllaznia – Ferizaj, java e 20-të e Ligës së Parë, Grupi B.

ndaj lojtarit KF “Ferizaj“ me nr fanelle 6, Gentrit Halili dhe nr ID 004069M01; Motivi: Në minutën e 42-të kacafytje me lojtarin kundërshtar, për çka ndëshkohet me karton të kuq. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Vllaznia – Ferizaj, java e 20-të e Ligës së Parë, Grupi B.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime te Komisioni Disiplinor i FFK-së/Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Prishtinë 23.03.2021