Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje, Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë në mbledhjen e datës 13.04.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës dhe të xhiros së 22-të të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës dhe të xhiros së 22-të të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

INICIMI DISIPLINORE

-ndaj KF Vitia lëshim në organizimin e ndeshjes, pas përfundimit të pjesës së parë persona të paautorizuar hyn në lokalet zyrtare ku ishin të vendosur referet e ndeshjes dhe fyen dhe kërcënuan referet e ndeshjes.
Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores Disiplinore. Kërkohet deklaratë shtesë nga perfaqësuesi për siguri i KF Vitia, Datë:16.04.2021 ora 13:00

-ndaj: Kryetarit të KF Vitia, Florent Emini, i cili bashkë me një person të paautorizuar, hyn në lokalet zyrtare ku ishin të vendosur referet e ndeshjes dhe fyen e kërcënon referët e ndeshjes, si dhe akuzon organet e FFK-së. Po ashtu i njëjti nuk kishte lejuar të fillojë pjesa e dytë për 10 (dhjetë) minuta me pretekst se nuk vazhdojmë pjesën e dytë pa ardhur prokurori, sepse dyshon në ndarjen e drejtësisë.
Bauzar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetari i klubit Vitia, Florent Emini Date:16.04.2021 ora 13:00.

-ndaj kryetrajnerit të FC Llapi, Tahir Batatina, ID 0011144M77.
Gjate debatit televizi në emision sportiv të KTV-së të datës 11.04.2021, perdorë gjuhë të pa përshtatshme ndaj gazetares (analistes) së RTK-së, Qendresa Krelani, e që është në kundërshtim me etikën sportive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë shtesë nga trajneri i FC Llapi, Tahir Batatina. Date:16.04.2021 ora 13:00

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime te Komisioni Disiplinor i FFK-së/Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Prishtinë 13.04.2021