Komisioni i Garave i Superligës në përbërje, Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 04.05.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës për edicionin 2020/2021, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

INICIME DISIPLINORE

-ndaj trajnerit të FC Trepça ’89, Shpëtim Idrizi, me nr ID 000934M81; motivi: Në pronocim për media, akuzon gjyqtarët për epilogun e ndeshjes Trepça’89 – Besa.

-ndaj KF Drenica; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes; ka lejuar një numër të konsiderueshëm të shikuesve në tribuna, në kundërshtim me vendimet e MSH-së dhe IKSHPK-së, në ndeshjen Drenica – Ballkani.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime te Komisioni Disiplinor i FFK-së/Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në e-mailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 04.05.2021