Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë i kryesuar nga Abdyl Bellopoja kryetar dhe Isak Ejupi e Agim Kastrati anëtarë, në mbledhjen e datës 14.05.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021, Dukagjini – Llapi. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjes, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitat e Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatin e arritur në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatit, kontrollorit, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokolli zyrtar i ndeshjes, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive , raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave mori vendim për:

Inicim disiplinor

-ndaj trajnerit të portierëve të KF “Dukagjini”, Sami Gashi me nr ID 002834M75; motivi: Për shkak të reagimeve të ashpra dhe josportive, në drejtim të gjyqtarëve me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës Dukagjni – Llapi.

-ndaj kryetrajnerit të KF “Dukagijni”, Armend Dallku me nr ID 000613M83; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcim për media akuzon gjyqtarin kryesor për favorizimin e FC “Llapi”. Sipas xhirimeve televizive.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime te Komisioni Disiplinor i FFK-së/Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së