Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 18.05.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros 35-të të Superligës dhe ndeshjeve të xhiros 27-të të Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 35-të të Superligës në futboll për edicionin 2020/2021 dhe ndeshjeve të xhiros së 27-të të Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive , raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicim disiplinor

-ndaj lojtarit të FC Llapi Almedin Klinaku, ID.nr.010239M02; motivi: Në ndeshjen Arbëria-Llapi, xhiroja e 35-të e Superligës, në minutën e 89-të ndërhyn në mënyrë të rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, duke e rrezikuar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 18.05.2021