Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 01.06.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjes së barazhit të Superligës, Trepçs’89-Dukagjini, që u zhvillua me 28.05.2021 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjes, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohet ndeshja e barazhit e Superligës, Trepça’89- Dukagjini me rezultatin e arritur në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokolli zyrtar i ndeshjes, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes, komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicim disiplinor
-ndaj KF ”Trepça89”; motivi; Në faqen zyrtare të KF ”Trepça’89” akuzohen krerët e FFK-së si dhe organet e saj për kinse janë shkaktar kryesor për humbjen e statusit të Superligës.
-ndaj kryetarit të KF “Trepça’89”, Abedin Zeka; motivi: Pas përfundimit të vazhdimeve të ndeshjes dukshëm i frustruar nga rezultati i drejtohet gjyqtarit kryesor me ton të lartë duke e ofendonte në mënyrën më banale të mundshme duke vazhduar edhe pas ekzekutimit të penalltive. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes.
-ndaj trajnerit të KF “Trepça’89”, Shpëtim Idrizi, me nr ID 000934M81; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes në prononcim për media akuzon dhe fajëson organet e FFK-së për rënien nga Superliga. Sipas xhirimeve televizive.
-ndaj zyrtarit të KF “Trepça’89“, Even Zeka; motivi: Në minutën e 90-të futet në fushë nga bankina e KF “Trepça’89”, për ta larguar topin dhe fillon të ofendojë gjyqtarin kryesor, me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Dukagjini.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 , e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së , apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Kryetar, Abdyl Bellopoja
Prishtinë 01.06.2021