19 gusht, 2021 – Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë, në mbledhjen e mbajtur më datën 19.08.2021, lidhur me regjistrimin e ndeshjes së Superkupës së Kosovës, në të cilën për herë të parë u implementua sistemi VAR, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, zhvilluar me 17.08.2021 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë , administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjes, dhe bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M:
1.Regjistrohet ndeshja e Superkupës së Kosovës, Prishtina –Llapi, për edicionin 2020/2021, me rezultatin e arritur në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informimit) nuk gjeti prova për inicim disiplinor.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 19.08.2021