Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 24.08.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së parë të Superligës në futboll për edicionin 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këtë:

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së parë të Superligës në futboll për edicionin 2021/2022, me rezultatet e arritura në fushë.
Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave gjeti prova për

Inicim te Komisioni Disiplinor:

-ndaj futbollistit të KF Dukagjini nga Klina, Ahmed Januzi, me numër të fanellës 27 dhe ID 000635M88, në ndeshjen e javës së parë, ndërmjet Ballkani – Dukagjini, e zhvilluar në Suharekë më 21.08.2021, në minutën 87, pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq direkt.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 , e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 24.08.2021