Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 31.08.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së dytë të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së parë të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së dytë të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së parë të VIVA FRESH Liga e Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive , raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicim disiplinor
ndaj: Kryetrajnerit të FC Llapi, Tahir Batatina, ID.nr.001144-M77.
MOTIVI: Në minutën e 85-të në ndeshjen Drita –Llapi ishte ndëshkuar me karton të verdhë, ndërkaq i njëjti në vazhdim reagon ashpër dhe me të dy duart në gjoks e shtyn referin kryesor të ndeshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.
ndaj: Kryetrajnerit të KF Drenica, Tahir Lushtaku, ID.nr.010175M70.
MOTIVI: Në minutën e 83-të, në ndeshjen Dukagjni-Drenica hynë në fushë dhe fyen rëndë referin kryesor të ndeshjes, për çka i njëjti është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.
ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të FC Llapi, Muhamet Rexhepi, ID.nr.001413-M88.
MOTIVI: Në minutën e 86-të, në ndeshjen Drita –Llapi pas ofendimeve të rënda drejtuar referit kryesor të ndeshjes, i njëjti është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.
ndaj: Lojtarit të KF Ulpiana, Silvester Shkalla, ID.nr.024483M95.
MOTIVI: Në minutën e 62-të, në ndeshjen Ulpiana – Malisheva shkakton ndërhyrje të rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.
ndaj: FC Drita.
MOTIVI: Në minutën e 86-të të ndeshjes Drita –Llapi, tifozët e FC-Drita, kanë hedhur dy (2) shishe PVC të mbushura në drejtim të bankinës së FC Llapi. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes.
ndaj: FC Vushtrria
Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes së VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi B, Vushtrria-Vitia, disa shikues të FC Vushtrria, kanë hedhur shishe në drejtim të lojtarëve mysafirë, ku si pasoj janë lënduar disa lojtarë të KF Vitia. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes.
ndaj: Lojtarit të KF Vllaznia (P), nr 4 Art Hoxha dhe nr ID 002988M01.
Motivi: Në minutën e 82-të të ndeshjes së VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi B Ferizaj –Vllaznia (P), ngritet nga bankina, ofendon asistentin e parë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 31.08.2021